Avene Cleanance Solaire (SPF50+), 50ml
Avene Cleanance Solaire është një krem dielli për fytyrë, i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike dhe të ndjeshme, i cili mbron në mënyrë efektive ndërkohë që respekton nevojat e lëkurës me papastërti, falë formulimit të tij:
- I pasur me Monolaurinë, një përbërës aktiv që rregullon sebumin dhe ndihmon në matifikimin e lëkurës.
- Formulimi me Sunsitive Protection, i përbërë nga katër filtra diellorë, për mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVB-UVA.
- I përbërë nga një kompleks antioksidantësh: pre-tokoferil dhe pro-taurinë, për të mbrojtur epidermën nga stresi oksidativ.
- I pasur me Ujë Termal Avène, i njohur për vetitë qetësuese, anti-irrituese dhe lehtësuese, për një tolerancë optimale të lëkurës.
Falë teksturës të veçantë të produktit, Cleanance SPF 50+ lë një shtresë të padukshme në lëkurë.
Përfitimet kryesore:
- Matifikon dhe mbron lëkurën nga rrezet UVA/UVB.
- Tolerancë shumë e lartë për lëkurën.
- Testuar nën kontroll dermatologjik.
- Nuk lë shenja të bardha dhe përthithet me lehtësi nga lëkura.
- Format praktik për përdorim të përditshëm.
- Aromë e lehtë dhe rezistent ndaj ujit.
Ky krem dielli është i përshtatëshëm për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike dhe të ndjeshme.
Aplikoni në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në fytyrë dhe qafë 15 minuta para ekspozimit në diell.
Riaplikoni çdo 2 orë ose pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir.
Të tundet përpara përdorimit!
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Avene Thermal Spring Water (Avene Aqua). C12-15 Alkyl Benzoate. Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol [Nano]. Water (Aqua). Diisopropyl Adipate. Isodecyl Neopentanoate. Silica. Dicaprylyl Carbonate. Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine. Diethylhexyl Butamido Triazone. Aluminum Starch Octenylsuccinate. Butyl Methoxydibenzoylmethane Potassium Cetyl Phosphate. Decyl Glucoside. 1,2-Hexanediol. C10-18 Triglycerides. Glyceryl Laurate. Vp / Eicosene Copolymer. Acrylates / C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer. Benzoic Acid. Butylene Glycol. Caprylic / Capric Triglyceride. Disodium Edta. Fragrance (Perfume). Glyceryl Behenate. Glyceryl Dibehenate. Glyceryl Stearate. Oxothiazolidine. Peg-100 Stearate. Propylene Glycol. Sodium Benzoate. Tocopherol. Tocopheryl Glucoside. Tribehenin. Xanthan Gum. Zinc Gluconate.