DERMOKOZMETIKA

BABE Invisible Transparent Stick SPF50, 30g

Krem mbrojtës diellor me spektër të gjerë në format stick transparent, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke mundësuar aplikim të shpejtë, praktik dhe pa duar për ripërsëritje gjatë gjithë ditës.
In stock
SKU
babe9
2 350 Lekë

BABE Invisible Transparent Stick SPF50 ofron mbrojtje të lartë për fytyrën me përfundim të padukshëm në format stick. Mbron zonat më të ndjeshme me një lëvizje të vetme dhe mundëson aplikim dhe riaplikim të lehtë, të sigurt dhe komod.

Tekstura e tij nuk lë ndjesi yndyrore dhe përfundimi është i padukshëm, pa mbetje, duke e bërë të përshtatshëm për zonat delikate të fytyrës si mollëzat, konturi i syve dhe cepat e syve.

Është një produkt rezistent ndaj ujit, ideal për aktivitete sportive në ambient të jashtëm. Formula e tij ofron gjithashtu efekt antioksidues dhe hidratues falë përbërësve aktivë si Bisabololi. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën më të ndjeshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Filtra diellorë-> Kombinim filtrash që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit (UVB + UVA).
  • Bisabolol-> Përbërës aktiv me veprim hidratues, qetësues dhe rigjenerues. Ofron rehati dhe mirëqenie për lëkurën. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Rezistent ndaj ujit. 
  2. Ofron mbrojtje me specter të gjerë SPF30. 
  3. Efekt antioksidues dhe hidratues. 
  4. Rekomandohet për aplikim në zona delikate: mollëzat, veshët dhe konturi i syve. 
  5. Rekomandohet për përdorim në njolla, shenja dhe tatuazhe. 
  6. I përshtatshëm për aktivitete sportive në ambient të jashtëm.
  7. Nuk lë ndjesi yndyrore. 
  8. Përfundim i padukshëm.

BABE Invisible Transparent Stick SPF50 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.

Aplikoni kremin mbrojtës të diellit të paktën 15 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikojeni sa herë që është e nevojshme.

Aplikojeni në faqe, fytyrë dhe qafë.

Në zonat e tjera, aplikojeni duke e përhapur lehtë me majat e gishtave.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Stick, 30 g.

Other Ingredients; Dicaprylyl Carbonate, Octyldodecanol, Octocrylene, Triethyl Citrate, Cocoglycerides, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C12-15 Alkyl Benzoate, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Glycine Soja Oil, Physalis Angulata Extract, Bisabolol, Oryza Sativa Extract, Oryza Sativa Germ Extract, Tocopherol, Stearalkonium Hectorite, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Propylene Carbonate, Parfum.

Back to Top