SUPLEMENTE DHE USHQIME

FuelUp Lithium Orotate 5mg x 60 VegCaps

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin mendor dhe stabilitetin emocional, duke ofruar një dozë të sigurt dhe të përqendruar të litiumit në formë orotate për përthithje të mirë dhe përfitime të qëndrueshme.
In stock
SKU
FuelUp11
Special Price 2 370 Lekë Regular Price 2 490 Lekë
-5%

FuelUp Lithium Orotate është një suplement ushqimor natyral i formuluar për të mbështetur balancën emocionale, stabilitetin e humorit dhe ruajtjen e shëndetit të sistemit nervor.

Ai siguron një dozë të ulët prej 5 mg të litiumit elementar në një formë me biodisponibilitet të lartë, duke e bërë përthithjen thuajse maksimale dhe efektin e tij të qëndrueshëm për trupin dhe mendjen.

Litiumi është i njohur për rolin e tij në stabilitetin emocional, mbështetjen e funksionit njohës dhe përmirësimin e aktivitetit të neurotransmetuesve, si dopamina dhe serotonina. Litium Orotate mund të ndihmojë në ruajtjen e balancës së humorit dhe të mbështesë funksionin normal të sistemit nervor, duke promovuar shëndetin e trurit dhe qartësinë mendore.

Përveç efekteve të tij neurologjike, studimet kanë treguar se litiumi mund të ndikojë në mekanizmat e rigjenerimit qelizor, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e indit nervor dhe mbrojtjen e tij nga dëmtimet oksidative.

Formulimi me orotate mund të ofrojë një mënyrë më efikase dhe të sigurt për të sjellë këto përfitime në organizëm, duke ofruar një dozë të vogël minerali që mund të ketë ndikim të dukshëm në shëndetin mendor dhe emocional.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon trupin dhe mendjen të qëndrojnë të balancuara në situata stresuese. 
  2. Mbështet humorin dhe ndjenjën e stabilitetit emocional gjatë gjithë ditës. 
  3. Përmirëson fokusin, qartësinë mendore dhe performancën njohëse. 
  4. Favorizon mirëqenien mendore dhe qetësinë emocionale. 
  5. Ofron mbështetje të sigurt dhe të qëndrueshme për sistemin nervor. 
  6. Mund të ndihmojë trupin të përballojë lodhjen dhe tensionin mendor. 
  7. Formulimi i bioavailabilitetit të lartë garanton absorbim më të mirë dhe efekte më të dukshme.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula Bimore
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Lithium (from Lithium Orotate)

5 mg

*

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristalore, hidroksipropil metilcelulozë (kapsulë celuloze), kripëra e magnezit e acideve yndyrore, dioksid silikoni.

Suplementi nuk përmban përbërës të tillë si; Grurë, sojë, produkte qumështi, arra, vezë, produkte nga frutat e detit.

Back to Top