SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts CalAsorb Calcium 800mg with Vitamin D3 x 60 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, duke kombinuar kalciumin në dozë të lartë me vitaminën D3 për të ndihmuar përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit në organizëm.
In stock
SKU
Lamberts24
Special Price 1 775 Lekë Regular Price 2 219 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts CalAsorb është një suplement ushqimor që siguron një dozë prej 800 mg kalcium elementar i kombinuar me 6 μg vitaminë D për biodisponibilitet maksimal dhe mbështetje të shëndetit të kockave.

Kalciumi në këtë suplement vjen në formën e citratit, e cila është një nga format më të përthithshme të kalciumit, për shkak të tretshmërisë së tij të lartë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kalciumi-> Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, në koagulimin normal të gjakut, në funksionimin normal të muskujve, në transmetimin normal të sinjaleve qelizore nervore, si dhe në proceset metabolike që lidhen me prodhimin e energjisë, funksionimin normal të enzimave tretëse dhe luan rol në procesin e ndarjes dhe specializimit qelizor.
  • Vitamina D3-> Kontribuon në përthithjen dhe shfrytëzimin normal të kalciumit dhe fosforit, në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak dhe në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë. Ajo gjithashtu mbështet funksionin normal të muskujve dhe sistemit imunitar dhe luan rol në procesin e ndarjes dhe specializimit qelizor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e strukturës normale të kockave dhe dhëmbëve. 
  2. Suplementi ofron kalcium në formë citrati, e cila karakterizohet nga përthithje e mirë në organizëm. 
  3. Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor. 
  4. Mbështet nivelet normale të kalciumit në gjak. 
  5. Suplement i përshtatshëm për individë me mungesë të kalciumit nga dieta. 
  6. Vjen në formën e tabletave, që e bën praktik dhe të lehtë marrjen e këtij suplementi.

Suplementi Lamberts CalAsorb Calcium 800mg with Vitamin D3 është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 3 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes. 

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin D3

6 µg 120 %

Calcium (as calcium citrate)

800 mg 100 %

Other Ingredients; Cellulose, Cellulose Powder, Anti-caking Agents (Silicon Dioxide & Magnesium Stearate), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerol), Stearic Acid.

Back to Top