Lamberts Candaway x 60 Tablets
Në kushte normale, në sistemin tretës ekziston një ekuilibër i kontrolluar midis majave (yeasts) dhe baktereve, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit. Një nga këto mikroorganizma është majaja e quajtur Candida albicans, e cila zakonisht nuk shkakton probleme. Megjithatë, në disa kushte si përdorimi i antibiotikëve, përdorimi i kontraceptivëve oralë ose dieta e pasur me sheqer, mund të ndodhë një shumim i pakontrolluar i saj. Kjo gjendje mund të ndikojë në gjithë organizmin dhe të shoqërohet me një gamë simptomash si fryrje, intolerancë ushqimore, dhimbje koke dhe ekzemë.
Në situata të tilla marrja e një suplementi si Lamberts Candaway mund të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e organizmit.
Kjo formulë unike me përqendrim të lartë përmban një kompleks natyral bimësh dhe erëzash që mund të ndihmojë në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm në traktin tretës. Ajo përfshin lëvore kanelle të kombinuar me gjethe ulliri dhe rigon.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Lëvorja e kanellës (Cinnamon bark)-> Ka veti antimikrobike natyrale dhe ndihmon në mbështetjen e ekuilibrit të mikroflorës intestinale.
- Gjethet e ullirit (Olive leaf)-> Përmbajnë përbërës bioaktivë që kontribuojnë në mbështetjen e mbrojtjes natyrale të organizmit dhe shëndetit të sistemit tretës.
- Farë finoku (Fennel seed)-> Ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve të tretjes si fryrja dhe mbështet funksionin normal gastrointestinal.
- Vaji i rigonit (Oregano oil)-> Ka veti të fuqishme natyrale antimikrobike dhe antifungale, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të mikroflorës intestinale.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet ekuilibrin natyral të mikroflorës intestinale në situata kur ajo mund të jetë e çrregulluar.
- Formulë me përbërës bimorë të përzgjedhur për mbështetje të përgjithshme të sistemit tretës.
- Kontribuon në mirëqenien gastrointestinale në rastet e ndjeshmërisë së shtuar të zorrëve.
- Mund të përdoret gjatë periudhave kur kërkohet kujdes shtesë për ekuilibrin intestinal.
- Vjen në formën e tabletave, që e bën të lehtë dhe praktik marrjen e këtij suplementi.
Suplementi Lamberts Candaway është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse është e mundur pas ushqimit. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore prej 2 tabletash.
Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Cinnamon bark (supplied from 150 mg 25: 1 extract) |
3750 mg | * |
|
Olive leaf (supplied from 90 mg of 9: 1 extract) |
810 mg | * |
|
Fennel Seed (Provided by 10 0mg of 4: 1 extract) |
400 mg | * |
|
Oregano (Provided by 100 mg of 4: 1 extract) |
400 mg | * |
Other Ingredients; Calcium carbonate, microcrystalline cellulose, tablet coating (hydroxypropylmethylcellulose, color: titanium dioxide and copper chlorophyllin, glycerol), anticoagulants (silicon dioxide & magnesium stearate), magnesium stearate.