Lamberts Chewable Calcium 400mg x 60 Tablets
Suplementi Lamberts Chewable Calcium është një suplement ushqimor i kalciumit i kombinuar me vitaminë D dhe FOS (fruktooligosakaride), në formë tabletash të përtypshme.
Kalciumi është një nga mineralet kryesore të organizmit. Marrja e mjaftueshme e tij është thelbësore si gjatë zhvillimit, kur ndërtohet masa kockore tek fëmijët, ashtu edhe më vonë në jetë, kur ndodh një degradim gradual i masës kockore dhe një ulje e dendësisë së kockave. Kalciumi gjendet natyralisht në produktet e bulmetit dhe në disa fruta.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kalciumi (Calcium carbonate)-> Është minerali kryesor që mbështet ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, si dhe kontribuon në funksionimin normal të muskujve, transmetimin nervor dhe proceset metabolike të trupit.
- Vitamina D3-> Ndihmon në përthithjen dhe shfrytëzimin normal të kalciumit dhe fosforit, duke mbështetur mirëmbajtjen e strukturës normale të kockave dhe niveleve të kalciumit në gjak.
- FOS (Fruktooligosakaride)-> Fibra prebiotike që ndihmon në përmirësimin e përthithjes së kalciumit dhe kontribuon në një ekuilibër më të shëndetshëm të mikroflorës intestinale, duke mos shkaktuar prishje të dhëmbëve.
Mungesa e kalciumit fillimisht çon në osteopeni, e cila në shumë raste mund të jetë e kthyeshme, dhe më pas në osteoporozë, ku rritet ndjeshëm rreziku i frakturave kockore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet ruajtjen e shëndetit normal të kockave dhe dhëmbëve në çdo moshë.
- Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit falë vitaminës D3.
- Suplementi vjen në një formë të përtypshme me shije të këndshme limoni, që e bën më të lehtë për konsum si nga të rriturit ashtu edhe fëmijët.
- E përshtatshme për ata persona që kanë vështirësi në gëlltitjen e kapsulave apo tabletave.
Suplementi Lamberts Chewable Calcium 400mg është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Fëmijët e moshës 4 vjeç e sipër; Rekomandohet të marrin 1 tabletë të përtypshme në ditë.
- Të rriturit; Rekomandohet të marrin 1 deri në 2 tableta të përtypshme në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Calcium (as Carbonate) |
400 mg | 50 % |
|
Fructo-oligosaccharides (FOS) |
1000 mg | * |
|
Vitamin D |
2.5 µg | 50 % |
Other Ingredients; Stearic Acid Flavour (Lemon) Magnesium Stearate Sweetener: Sucralose.