SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Cinnamon 2500mg x 60 Tablets

Suplement ushqimor me një formulë cilësore që përmban ekstrakt të standardizuar të kanellës, i përdorur tradicionalisht për të mbështetur metabolizmin e glukozës dhe për të kontribuar në ruajtjen e niveleve normale të sheqerit në gjak si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.
In stock
SKU
Lamberts29
Special Price 2 833 Lekë Regular Price 3 542 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts Cinnamon është një suplement ushqimor që përmban përbërës të përftuar nga lëvorja e kanellës. 

Kanella është një bimë e familjes Lauraceae. Përdorimi i saj më i njohur është si erëz, por është vërtetuar se përmban vajra të vlefshëm dhe përbërës aktivë si cinnamaldehyde, acidi cinnamik dhe cinnamate. Tradicionalisht, kanella është përdorur për trajtimin e erës së keqe të gojës dhe gingivitit (inflamacionit të mishrave të dhëmbëve). Ajo gjithashtu ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, si dhe mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.

Kanella ka një aktivitet shumë të lartë antioksidues. Ajo ndihmon në mbrojtjen e qelizave të trupit nga efektet e dëmshme të stresit oksidativ dhe nga proceset e plakjes.

Një nga efektet më të njohura të kanellës është aftësia e saj për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak. Polifenolët që ajo përmban, veçanërisht rutina, katekina, kuercetina, kampferoli dhe izoramnetina, kontribuojnë në këtë efekt, duke mbrojtur njëkohësisht qelizat beta të pankreasit nga radikalet e lira dhe inflamacioni. Të gjithë përbërësit fenolikë të kanellës veprojnë kundër procesit të glikozilimit duke reduktuar produktet përfundimtare të avancuara të glikozilimit (AGEs).

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e qendrueshme dhe të balancuar të nivelit të glukozës në gjak. 
  2. Kontribuon në stabilizimin e energjisë gjatë gjithë ditës. 
  3. Përbërësit aktivë të kanellës mund të ndikojnë pozitivisht në mënyrën si trupi përpunon sheqernat. 
  4. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe faktorët e jashtëm që ndikojnë në plakjen qelizore. 
  5. Kontribuon në reduktimin e proceseve inflamatore në organizëm. 
  6. Suplementi vjen në formën e tabletave, e cila e bën më të thjeshtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Lamberts Cinnamon 2500mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomadohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. 

Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Cinnamon Bark (Provided by 100 mg of a 25:1 extract)

2500 mg *

Other Ingredients: Calcium Carbonate, Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Glycerol, Colors: Curcumin, Copper Chlorophyllin, Iron Oxide), Silicon Dioxide, Stearic Acid, Magnesium Stearate.

Back to Top