Lamberts Cod Liver Oil 1000mg x 180 Capsules
Suplementi Lamberts Cod Liver Oil 1000mg ka një formulë të pasur dhe shumë të rëndësishme për organizmin.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Acidet yndyrore Omega-3, veçanërisht EPA (Eicosapentaenoic Acid) dhe DHA (Docosahexaenoic Acid).
- EPA (Eicosapentaenoic Acid)->kontribuon në funksionin normal të zemrës dhe ndihmon në rregullimin e proceseve inflamatore në organizëm.
- DHA (Docosahexaenoic Acid) është i rëndësishëm për funksionin normal të trurit dhe shikimit, si dhe për mirëmbajtjen e strukturës qelizore.
- Vitamina A-> Vitaminë e tretshme në yndyrë me rol të rëndësishëm në; mbështetjen e shikimit normal, funksionimin e sistemit imunitar, mirëmbajtjen e lëkurës dhe mukozave.
- Vitamina D-> Luan rol kyç në; ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normal, përthithjen e përmirësuar të kalciumit dhe fosforit, funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Vitamina E-> Antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga stresi oksidativ, ndihmon në mbrojtjen e acideve yndyrore nga oksidimi, si edhe kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës dhe indeve.
Ky kombinim i balancuar i Omega-3 dhe vitaminave të tretshme në yndyrë ofron një mbështetje të gjerë për funksionet kryesore të organizmit, duke përfshirë zemrën, trurin, kockat dhe sistemin imunitar, si dhe mbrojtjen e përgjithshme antioksiduese.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular.
- Ndihmon funksionin normal të trurit dhe përqendrimit.
- Forcon sistemin imunitar.
- Mbështet shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
- Kontribuon në ruajtjen e një përgjigjeje normale inflamatore në organizëm.
Suplementi Lamberts Cod Liver Oil 1000mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomadohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Personat që përdorin barna me efekt hollues të gjakut (antikoagulantë me recetë) ose aspirinë duhet të konsultohen me mjekun përpara përdorimit të vajit të peshkut.
Nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Cod Liver Oil and Fish Oil Concentrate |
1000 mg | * |
|
providing Omega 3 |
280 mg | * |
|
Eicosapentaenoic Acid (EPA) |
144 mg | * |
|
Docosahexaenoic Acid (DHA) |
107 mg | * |
|
Vitamin A |
800 µg | 100 % |
|
Vitamin D3 |
10 µg | 200 % |
|
Vitamin E |
10 mg | 83 % |
Other Ingredients; Cod Liver Oil and Concentrated Fish Oil from 5-fold molecular distillation of fish body, Capsule Shell (Glycerol, Gelatin), Vitamin E (dl-α-tocopherol acetate), Vitamin A Palmitate, Vitamin D3 with antioxidant: dl-α-tocopherol.