Lamberts Cogni-Focus x 30 Capsules
Lamberts Cogni-Focus është një suplement ushqimor inovativ që kombinon një ekstrakt unik të galangalit (Alpinia galanga) me vitaminën B5 dhe jodin, me qëllim mbështetjen e performancës mendore, fokusit, si dhe funksionit kognitiv dhe neurologjik.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Alpinia galanga (Galangal)-> E përdorur tradicionalisht në Azinë Juglindore, galangali është vërtetuar se ofron energji të shpejtë dhe të qëndrueshme, pa stimulues si kafeina. Ai ndihmon në përmirësimin e qartësisë mendore, përqendrimit dhe shkathtësisë mendore, pa shkaktuar efekte të padëshiruara si nervozizmi apo çrregullime të gjumit. Efekti i tij raportohet të fillojë brenda rreth 30 minutash dhe të zgjasë deri në 5 orë.
- Vitamina B5 (acidi pantotenik)-> Kontribuon në funksionin normal mendor dhe në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë. Gjithashtu, ajo mbështet metabolizmin normal të energjisë dhe përfshihet në sintezën e disa neurotransmetuesve.
- Jodi-> Mbështet funksionin normal kognitiv dhe funksionimin normal të sistemit nervor. Ai është gjithashtu thelbësor për funksionimin normal të gjëndrës tiroide dhe për sintezën e hormoneve tiroide.
Kombinimi i ekstraktit të galangalit me vitaminën B5 dhe jodin ofron një mbështetje të balancuar për fokusin mendor, energjinë pa kafeinë dhe funksionin normal të sistemit nervor dhe kognitiv, si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet përqendrimin dhe fokusin mendor.
- Mbështet funksionin kognitiv dhe performancën mendore.
- Ofron efekt energjizues natyral pa stimulues si kafeina, duke shmangur nervozizmin dhe “rënie e energjisë”.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
- Kombinon ekstrakt natyral me vitamina dhe minerale për një mbështetje të balancuar.
Suplementi Lamberts Cogni-Focus është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Galangal extract (up to 300 mg of 10:1 extract) |
3000 mg | * |
|
Vitamin Β5 |
6 mg | 100 % |
|
Iodine |
60 μg | 40 % |
Other Ingredients; Galangal Extract (Alpinia galanga), Bulking Agent (Rice Powder), Capsule Shell (Gelting Agent: Hydroxypropyl Methylcellulose), Anti-Caking Agents (Magnesium Stearate & Silicon Dioxide), Pantothenic Acid (Calcium Pantothenate), Iodine (Potassium Iodide).