SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Colladeen Derma Plus x 60 Tablets

Suplement ushqimor me një formulë me veprim antioksidues e krijuar për të mbështetur mbrojtjen e kolagjenit të lëkurës dhe për të forcuar rezistencën e saj natyrale ndaj dëmtimeve nga rrezatimi UV, duke ndihmuar në ruajtjen e strukturës dhe shëndetit të lëkurës nga brenda.
In stock
SKU
Lamberts34
Special Price 4 810 Lekë Regular Price 6 013 Lekë
-20%

Lamberts Colladeen Derma Plus është një suplement antioksidues për shëndetin e lëkurës. Ai përmban antocianidina me veprim antioksidues nga ekstrakti i farave të rrushit dhe boronicës së egër, ekstrakt të gjetheve të çajit jeshil, luteinë dhe zeaksantinë, si dhe vitamina shtesë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Antocianidina (nga ekstrakti i farave të rrushit dhe boronicës së egër)-> Flavonoide natyrale me aktivitet të lartë antioksidues, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e strukturës dhe integritetit të kolagjenit. Kjo kontribuon në ruajtjen e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës. 
  • Ekstrakti i çajit jeshil-> Ekstrakti i çajit jeshil përmban polifenole me veti të fuqishme antioksiduese, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe faktorët mjedisorë, përfshirë ekspozimin ndaj rrezeve UV.
  • Luteina dhe Zeaksantina-> Këto janë karotenoide natyrale që veprojnë si antioksidantë, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Ato kontribuojnë në mbështetjen e shëndetit të lëkurës dhe në mbrojtjen e saj nga faktorët e jashtëm dëmtues.
  • Vitamina C-> Kontribuon në formimin normal të kolagjenit, i cili është thelbësor për funksionin normal të lëkurës. Ajo gjithashtu vepron si një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Niacina (Vitamina B3)-> Ndihmon në ruajtjen e gjendjes normale të lëkurës dhe mbështet funksionin normal të barrierës së saj mbrojtëse.
  • Biotina-> Kontribuon në ruajtjen e lëkurës normale dhe në funksionimin normal të proceseve metabolike që ndikojnë në shëndetin e saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e integritetit dhe qëndrueshmërisë së kolagjenit, i cili është thelbësor për strukturën e lëkurës. 
  2. Ushtron veprim të fuqishëm antioksidues. 
  3. Kontribuon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe ndotja. 
  4. Kontribuon në sintezën normale të kolagjenit. 
  5. Kombinimi i antioksidantëve ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga plakja e parakohshme e shkaktuar nga radikalet e lira.

Suplementi Lamberts Colladeen Derma Plus është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe tabletat të gëlltiten sa më shumë me ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Anthocyanidins/Proanthocyanidins (from extracts of Grapeseed and Bilberry)

320 mg *

Green Tea Leaf (provided by 50 mg of a 10:1 extract)

500 mg *

Lutein (pure free form)

6 mg *

Zeaxanthin

240 µg *

Vitamin C

40 mg 50 %

Niacin

8 mg 50 %

Biotin

25µg 50 % 

Other Ingredients; Calcium Carbonate, Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Colours: Titanium Dioxide & Iron Oxides), Crosslinked Cellulose Gum, Silicon Dioxide, Stearic Acid. Magnesium Stearate.

 

Back to Top