SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Cranberry 18,750mg x 60 Capsules

Suplement ushqimor me ekstrakt të përqendruar të boronicës së kuqe (cranberry), i formuluar për të mbështetur shëndetin e traktit urinar dhe mirëqenien e përgjithshme të sistemit urinar.
In stock
SKU
Lamberts37
Special Price 3 076 Lekë Regular Price 3 845 Lekë
-20%

Lamberts Cranberry është një suplement ushqimor që përmban ekstrakt të përqendruar të boronicës së kuqe (cranberry) dhe vitaminë C për shëndetin e sistemit urinar.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstrakti i boronicës së kuqe-> Ekstrakti i boronicës së kuqe është i pasur me proantocianidina (PACs), komponime bioaktive që kontribuojnë në mbështetjen e shëndetit të traktit urinar. Ato ndihmojnë në parandalimin e ngjitjes së disa baktereve, si Escherichia coli, në muret e traktit urinar, duke mbështetur kështu funksionin normal të sistemit urinar. Gjithashtu, borronica e kuqe ka veti antioksiduese që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Vitamina C-> Antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ. Ajo gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbështet mekanizmat natyralë mbrojtës të organizmit. 

Kombinimi i ekstraktit të përqendruar të boronicës së kuqe me vitaminën C ofron një mbështetje të dyfishtë për shëndetin e traktit urinar, mbrojtjen antioksiduese dhe funksionin normal të sistemit imunitar, si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e traktit urinar. -Ushtron veprim të fuqishëm antioksidues.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  3. Kontribuon në balancën e mikroflorës dhe funksionin normal gastrointestinal. 
  4. Çdo kapsulë ofron ekuivalentin e 18,750 mg frutash të freskëta për efekt të përqendruar. 
  5. Suplementi nuk përmban sheqer të shtuar dhe është i përshtatshëm për persona që ndjekin dieta me kufizim kalorik.

Suplementi Lamberts Cranberry 18,750mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nuk njihen kundërindikacione kur përdoret sipas dozës së rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

60 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin C

40 mg 50 %

Cranberry (provided by 375mg of a 50:1 extract)

18750 mg *

Other Ingredients; Cranberry Extract (Vaccinium Macrocarpon), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose), Vitamin C (Ascorbic Acid), Anti-Caking Agents (Magnesium Stearate and Silicon Dioxide).

Back to Top