SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Evening Primrose Oil with Starflower Oil 1000mg x 90 Capsules

Suplement ushqimor që kombinon vajin e aguliçes së mbrëmjes dhe vajin e boragut, i formuluar për të ofruar një përqendrim të lartë të acidit gama-linolenik (GLA), një acid yndyror esencial nga grupi Omega-6 që mbështet funksione të ndryshme fiziologjike në organizëm.
In stock
SKU
Lamberts41
Special Price 3 597 Lekë Regular Price 4 496 Lekë
-20%

Lamberts Evening Primrose Oil with Starflower Oil 1000mg Capsules është një suplement i bazuar në vajin e farave të boragut, i pasuruar me një përqendrim më të lartë të GLA (acidit gama-linolenik).

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaji i aguliçes së mbrëmjes (Evening Primrose Oil)-> Burim natyral i acidit gama-linolenik (GLA), i cili është një acid yndyror esencial që organizmi mund ta prodhojë në sasi të kufizuara nga acidi linoleik. Ai shërben si komponent bazë për sintezën e molekulave biologjikisht aktive të quajtura prostaglandina, të cilat marrin pjesë në rregullimin e proceseve si inflamacioni, funksioni vaskular dhe ekuilibri hormonal. 
  • Vaji i boragut (Starflower/Borage Oil)-> Përmban një përqendrim më të lartë të GLA krahasuar me burimet e tjera bimore dhe përdoret në këtë formulim për të rritur ndjeshëm sasinë totale të GLA-së në suplement, duke e bërë formulën më të përqendruar dhe efektive në mbështetjen e proceseve të mësipërme.
  • Vitamina E-> Vepron si antioksidant duke ndihmuar në mbrojtjen e acideve yndyrore nga oksidimi dhe duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, duke stabilizuar gjithashtu formulën e vajrave. Roli kryesor i këtij kombinimi është të mbështesë proceset natyrore të organizmit që lidhen me rregullimin e inflamacionit, ekuilibrin hormonal dhe funksionin normal të lëkurës dhe enëve të gjakut. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një përqendrim të lartë të këtij acidi yndyror esencial. 
  2. Mbështet ekuilibrin natyral të proceseve inflamatore. 
  3. Mbështet funksionin normal të lëkurës dhe ruajtjen e barrierës së saj natyrale. 
  4. Ndihmon proceset fiziologjike të lidhura me rregullimin hormonal, veçanërisht tek gratë. 
  5. Siguron mbrojtje antioksiduese të shtuar.

Suplementi Lamberts Evening Primrose Oil with Starflower Oil 1000mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 kapsula në ditë, në varësi të nevojës personale.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement mund të përdoret gjatë periudhës së shtatzënise ose gjatë periudhës së gjidhënies.

Nëse vuani nga epilepsia, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij produkti.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

90 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Evening primrose oil with borage oil

1000 mg *

providing: Gamma-linolenic acid (GLA)

120 mg *

Vitamin E

10 mg 83 %

Other Ingredients; Capsule shell (Modified Starch, Glycerin, Gel: Carrageenan).

Back to Top