SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts FEMA45+ x 180 Tablets

Suplement i plotë me vitamina dhe minerale, i formuluar posaçërisht për të mbështetur nevojat ushqyese të grave gjatë dhe pas menopauzës, duke ndihmuar në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme dhe funksioneve vitale të organizmit.
In stock
SKU
Lamberts43
Special Price 6 630 Lekë Regular Price 8 287 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts FEMA45+ Tablets është një suplement multivitaminik i formuluar posaçërisht për gratë mbi moshën 45 vjeç gjatë menopauzës dhe pas menopauzës. Formula përmban gjithsej 28 vitamina dhe minerale për të përmbushur nevojat ushqyese të grave në këtë grupmoshë, duke ofruar vitamina antioksiduese që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga efektet e dëmshme të radikalëve të lirë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitaminat e grupit B -> Ndihmojnë në prodhimin normal të energjisë dhe në funksionimin e sistemit nervor dhe mendor.
  • Vitamina D –> Kontribuon në përthithjen normale të kalciumit dhe në ruajtjen e shëndetit të kockave.
  • Vitamina K –> Mbështet procesin normal të koagulimit të gjakut dhe shëndetin e kockave.
  • Kalciumi –> Mineral thelbësor për forcën dhe densitetin e kockave.
  • Magnezi –> Mbështet funksionin normal të muskujve, sistemit nervor dhe shëndetin e kockave.
  • Vitaminat antioksiduese (p.sh. C dhe E) –> Ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe radikalet e lira.
  • Minerale të tjera (28 lëndë ushqyese gjithsej) –> Kontribuojnë në funksionet e përgjithshme metabolike dhe mirëqenien e organizmit gjatë menopauzës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron mbështetje ushqyese gjithëpërfshirëse. 
  2. Mbështet prodhimin e energjisë. 
  3. Siguron mbështetje për funksionin mendor dhe nervor. 
  4. Mundëson forcim të shëndetit të kockave dhe ul rrezikun e shfaqejes së osteoporozës. 
  5. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe radikalet e lira. 
  6. Ndihmon në ruajtjen e balancës ushqyese dhe shëndetit të përgjithshëm gjatë kësaj faze të jetës.

Suplementi Lamberts FEMA45+ është i përshtatshëm të përdoret nga gratë mbi moshën 45 vjeç, gjatë ose pas periudhës së menopauzës.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur dhe tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni në një terapi medikamentoze me barna antikoagulues (hollues gjaku), nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

180 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin A

60 µg (200 IU) 7.5 %

Vitamin D3

10 µg 200 %

Vitamin E

100 mg (150 IU) 833 

Vitamin C

120 mg 150 %

Thiamin

4 mg 364 %

Riboflavin

4 mg 286 %

Niacin

18 mg 112 %

Vitamin B6

8 mg 571 %

Folic Acid

200 µg 100 %

Vitamin B12

100 µg 4000 %

Biotin

150 µg 300 %

Pantothenic Acid

12 mg 200 %

Vitamin K

50 µg 67 %

Calcium

200 mg 25 %

Iron

7.5 mg 54 %

Magnesium

150 mg 40 %

Zinc

15 mg 150  %

Iodine

150 µg 100 %

Manganese

4 mg 200 %

Copper

1.2 mg 120 %

Selenium

200 µg 364 %

Chromium

100 µg 250 %

Choline Bitartrate

5 mg *

Inositol

5 mg *

Quercetin

25 mg *

Rutin

20 mg *

PABA

5 mg *

Boron

2 mg *

Other Ingredients; DiCalcium Phosphate, Cellulose, Tablet Coating (Colours: Titanium Dioxide & Iron Oxides, Silicon Dioxide, Stearic Acid, Magnesium Stearate, Cross linked Cellulose Gum. 

Back to Top