SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Florisene for Women x 90 Tablets

Suplement ushqimor për gratë që përjetojnë rënie të vazhdueshme të flokëve, i formuluar për të mbështetur nivelet e hekurit në organizëm dhe për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit normal të flokëve.
In stock
SKU
Lamberts44
Special Price 4 356 Lekë Regular Price 5 445 Lekë
-20%

Lamberts Florisene for Women Tablets është një suplement ushqimor për gratë me rënie të flokëve të lidhur me nivele të ulëta të hekurit në organizëm.

Zakonisht, shkaku kryesor i rënies kronike të flokëve te gratë është niveli i ulët i ferritinës.

Ferritina është forma e depozitimit të hekurit në organizëm. Kur niveli i ferritinës në serum bie nën një prag të caktuar (që ndryshon nga personi në person dhe zakonisht varion rreth 40–70 mcg), cikli normal i rritjes së flokëve ndërpritet dhe ndodh rënia e tyre. Tek disa gra kjo çon në hollim gradual të flokëve. Përkundrazi, kur niveli i ferritinës rikthehet në një vlerë të përshtatshme për individin, cikli normal i rritjes së flokëve mund të rivendoset. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Hekur (fumarat hekuri) –> Kontribuon në formimin normal të hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut, duke ndihmuar në rritjen e furnizimit me oksigjen në inde, përfshirë folikulat e flokëve. 
  • Vitamina C –> Rrit përthithjen e hekurit në organizëm dhe mbështet funksionin e tij biologjik. 
  • Biotina –> Ndihmon në ruajtjen e shëndetit normal të flokëve dhe kontribuon në metabolizmin e lëndëve ushqyese. 
  • Seleni –> Vepron si antioksidant dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, duke mbështetur shëndetin e flokëve. 
  • L-lizina –> Aminoacid thelbësor që merr pjesë në sintezën e kolagjenit dhe ndihmon në forcimin e strukturës së flokut. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet nivelet normale të hekurit në organizëm dhe kontribuon në formimin normal të hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut. 
  2. Ndihmon në reduktimin e rënies së flokëve të lidhur me mungesën e hekurit. 
  3. Kontribuon në ruajtjen e strukturës dhe cilësisë së flokut. 
  4. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Suplementi Lamberts Florisene for Women është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga gratë.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, 30 deri në 60 minuta përpara ushqimit me stomakun bosh.

Rekomandohet të shmangen pijet që përmbajnë qumësht, çaj dhe kafe brenda një ore nga marrja e Florisene, pasi këto pije mund të ndikojnë në përthithjen e lëndëve ushqyese.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni në një terapi medikamentoze me barna të tjerë, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

90 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin C

24 mg 30 %

Vitamin B12

3 µg 120 %

Iron (as fumarate iron)

20 mg 143 %

L-Lysine

500 mg

Biotin

50 µg 100 %

Selenium

10 µg 18 %

Other Ingredients; Calcium Carbonate, Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Acetylated Monoglycerides, Colors: Iron Oxide & Titanium Dioxide), Anti-Caking Agents (Silica & Magnesium Stearate), Magnesium Stearate.

Back to Top