Lamberts Folic Acid 400µg x 100 Tablets
Lamberts Folic Acid 400µg Tablets është një suplement ushqimor që përmban acid folik (vitaminë B9). Acidi folik është një vitaminë thelbësore e tretshme në ujë, pjesë e kompleksit B, e cila nuk ruhet për periudha të gjata në organizëm, ndaj kërkon marrje të rregullt përmes dietës. Burimet kryesore ushqimore të acidit folik janë perimet me gjethe jeshile dhe drithërat integrale.
Çfarë ofron acidi folik?
Ai është një komponent kyç në sintezën e informacionit gjenetik (ADN, ARN), duke luajtur rol të rëndësishëm në procesin e ndarjes dhe shumëzimit qelizor. Është thelbësor gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë për zhvillimin e duhur të sistemit nervor të embrionit. Mungesa e acidit folik gjatë shtatzënisë mund të çojë në defekte të tubit neural. Për këtë arsye, rekomandohet marrja e tij edhe para planifikimit të shtatzënisë për të parandaluar mungesat.
Përveç kësaj, acidi folik kontribuon në:
- Zhvillimin e indeve të nënës gjatë shtatzënisë.
- Sintezën normale të aminoacideve dhe formimin normal të qelizave të gjakut.
- Metabolizmin normal të homocisteinës.
- Funksionin normal psikologjik.
- Funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
- Procesin e ndarjes qelizore.
Mungesa e acidit folik në organizëm
Mungesa e acidit folik (vitamina B9) mund të ndikojë në sintezën normale të ADN-së dhe në formimin e qelizave të gjakut, duke çuar shpesh në anemi megaloblastike. Kjo gjendje mund të shoqërohet me lodhje, dobësi, përqendrim të ulët dhe rënie të funksionit imunitar. Gjatë shtatzënisë, nivelet e ulëta të folatit rrisin rrezikun për defekte të tubit neural te fetusi, ndaj marrja e mjaftueshme e tij është veçanërisht e rëndësishme.
Suplementi Lamberts Folic Acid 400µg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nuk njihen efekte anësore kur përdoret në dozën e rekomanduar.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Folic acid |
400 µg | 200 % |
Other Ingredients; Dicalcium Phosphate, Cellulose, Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Folic Acid.