SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts FOS (Fructo-oligosaccharides) Eliminex Powder, 500g

Suplement prebiotik 100% natyral me origjinë nga rrënja e çikores, i formuluar për të ushqyer bakteret e dobishme të zorrëve dhe për të mbështetur shëndetin dhe funksionin normal të sistemit tretës.
In stock
SKU
Lamberts47
Special Price 3 560 Lekë Regular Price 4 450 Lekë
-20%

Lamberts FOS (Fructo-oligosaccharides) Powder është një suplement ushqimor prebiotik që përmban oligosakaride.

Suplementi Lamberts FOS (Fructo-oligosaccharides) Powder ka si përbërës kryesor frukto-oligosakaridet (FOS), të cilat janë karbohidrate prebiotike të tretshme në ujë me origjinë bimore, të përftuara zakonisht nga çikorja dhe perime të tjera. Kur merren nga goja, ato përthithen vetëm pjesërisht, pasi pjesa më e madhe shërben si substrat ushqyes për rritjen e florës bakteriale natyrore të zorrëve (kryesisht Bifidobacteria dhe Lactobacillus).

Frukto-oligosakaridet (FOS) veprojnë si “ushqim” për bakteret e dobishme të zorrëve, duke mos u tretur plotësisht në zorrën e hollë, por duke arritur në zorrën e trashë ku fermentohen nga mikroflora intestinale. Kjo nxit selektivisht rritjen e baktereve të dobishme si Bifidobacteria dhe Lactobacillus, të cilat janë thelbësore për ekuilibrin e florës intestinale.

Si rezultat, FOS kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të sistemit tretës, në ruajtjen e rregullsisë intestinale dhe në mbështetjen e një mikroflore të balancuar, duke ndihmuar në frenimin e zhvillimit të baktereve të padëshiruara.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet florën intestinale të shëndetshme. 
  2. Shërben si “ushqim” për mikroflorën e zorrëve pa u tretur plotësisht në organizëm. 
  3. Përmirëson ekuilibrin e mikrobiotës, duke ulur numrin e baktereve të padëshiruara dhe ruajtjen e balancës bakteriale. 
  4. Kontribuon në funksionim më të rregullt të zorrëve dhe mirëqenie gastrointestinale. 
  5. Mund të përmirësojë lëvizjen dhe funksionin normal të zorrëve. 
  6. Është i përshtatshëm për të gjitha moshat, përfshirë fëmijët dhe gratë shtatzëna, si dhe për personat që ndjekin dietë pa maja ose që janë nën trajtim medikamentoz.

Suplementi Lamberts FOS (Fructo-oligosaccharides) Eliminex Powder është i përshtatshëm dhe mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç.

Ky suplement mund të përdoret në dy mënyra: në doza të ulëta për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm të zorrëve dhe si prebiotik, ose në doza më të larta për të ndihmuar funksionimin dhe rregullsinë e zorrëve.

Doza prebiotike:

  • Të rriturit: Rekomandohet të marrin si dozë fillestare 5 g, ndërsa si dozë mirëmbajtëse 10 g. 
  • Fëmijët mbi 4 vjeç: Rekomandohet të marrin si doze fillestare 2.5 g, ndërsa si dozë mirëmbajtëse 5 g. 

Për rregullimin e funksionit të zorrëve:

  • Të rriturit: Rekomandohet të marrin 5 g në ditë fillimisht, 15 g në ditë dozë normale, deri në maksimum 20 g në ditë.
  • Fëmijët mbi 4 vjeç: Rekomandohet të marrin 2.5 g në ditë për 3 ditë, më pas 5 g në ditë, deri në maksimum 10 g në ditë. 

Tretet pluhuri në pije të nxehta ose përzihet me drithëra. Mund të merret edhe direkt me lugë.

Këshillohet konsumimi i të paktën 2 litrave lëngje në ditë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

Pluhur, 500 g.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Energy

164 kJ/41 kcal *

Carbohydrates (fructo-oligosaccharides)

19 gr *

Protein

* *

Fat

* *

Other Ingredients; It does not contain additional excipients.

Back to Top