SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Gentle Vitamin C 500mg x 100 Tablets

Suplement ushqimor me vitaminë C në formë të butë dhe jo-acidike ndaj stomakut, i formuluar për të mbështetur funksionin normal të sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
In stock
SKU
Lamberts49
Special Price 2 174 Lekë Regular Price 2 717 Lekë
-20%

Lamberts Gentle Vitamin C 500mg Tablets është një suplement i vitaminës C i formuluar për të qenë i butë ndaj stomakut, kryesisht tek personat me ndjeshmëri të lartë të gastrointestinale. 

Vitamina C  ka veti shumë të fuqishme antioksiduese dhe ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë. Gjithashtu merr pjesë në prodhimin e kolagjenit, në ruajtjen e integritetit të lëkurës dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Megjithatë, marrja e vitaminës C në formë suplementi ndonjëherë mund të shkaktojë shqetësime gastrointestinale. Për këtë arsye, personave me histori të ndjeshmërisë së stomakut u rekomandohet përdorimi i suplementit Lamberts Gentle Vitamin C 500mg Tablets. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina C (askorbati i kalciumit) –> Vepron si antioksidant i fuqishëm, kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, mbështet funksionin normal të sistemit imunitar dhe merr pjesë në sintezën e kolagjenit për lëkurën, kockat dhe enët e gjakut. 
  • Kalciumi–> Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve, si dhe ndihmon në funksionimin normal të muskujve dhe transmetimin nervor. 

Kombinimi i vitaminës C me kalcium e bën këtë formulë më të tolerueshme për stomakun, duke reduktuar mundësinë e shqetësimeve gastrointestinale që mund të shfaqen me format standarde të acidit askorbik (vitaminës C). 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  2. Mbështet sistemin imunitar. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës, enëve të gjakut, kockave dhe indit lidhës. 
  4. Formë e butë për stomakun, sepse askorbati i kalciumit është jo-acidik dhe i përshtatshëm për personat me ndjeshmëri gastrointestinale. 
  5. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe ndjesinë e vitalitetit. 
  6. Mund të merret edhe në doza më të larta pa shkaktuar shqetësime të zakonshme të formave acidike të vitaminës C.

Suplementi Lamberts Gentle Vitamin C 500mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 4 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nuk njihen efekte anësore kur përdoret në dozën e rekomanduar.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

100 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin C

500 mg 625 %

Calcium

77 mg 10 %

Other Ingredients; Calcium Ascorbate (providing Vitamin C and Calcium), Cellulose, TriCalcium Phosphate, Modified Starch, Cellulose, Anti-caking Agents (Silicon Dioxide & Magnesium Stearate), Tablet Coating (Methylcellulose, Glycerine), Stearic Acid.

Back to Top