Lamberts Ginger 120mg x 60 Capsules
Lamberts Ginger 120 mg Capsules është një suplement ushqimor që përmban një ekstrakt të përqendruar xhenxhefili së bashku me vaj luledielli.
Vetitë e xhenxhefilit në çrregullimet e tretjes njihen prej shumë vitesh. Ai ndihmon në reduktimin e fryrjes (gazrave) dhe veçanërisht të shqetësimeve të shkaktuara nga ushqimi, të lokalizuara në pjesën e sipërme të stomakut.
Kohët e fundit, përdoret gjithashtu për lehtësimin e shqetësimeve të kyçeve.
Tradicionalisht përdoret për:
- Funksionimin normal gastrointestinal.
- Mbështetjen e procesit të tretjes.
- Lehtësimin e të përzierave të lidhura me udhëtimet.
Përbërësit aktivë të xhenxhefilit janë xhengerolët (gingerols dhe zingerones). Ai përmban gjithashtu kalium, zink dhe polifenole, të cilat kontribuojnë në disa nga efektet e tij të dobishme.
Çdo kapsulë përmban 120 mg ekstrakt të standardizuar 120:1, i barabartë me 14,400 mg rrënjë të freskët xhenxhefili, duke siguruar 24 mg të garantuara gingerole.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin normal të sistemit tretës.
- Ndihmon në reduktimin e fryrjes dhe gazrave.
- Mund të lehtësojë të përzierat, përfshirë ato të lidhura me udhëtimet.
- Mund të përdoret gjithashtu për të ndihmuar në reduktimin e shqetësimeve të lehta të kyçeve.
- Ekstrakt ekuivalent me sasi të lartë xhenxhefili të freskët.
- Prodhim sipas standardeve GMP farmaceutike.
Suplementi Lamberts Ginger 120 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni në një terapi medikamentoze me barna të tjerë, nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Ginger Root 14400 mg |
(provided by 120 mg of a 120:1 extract) | * |
Other Ingredients; Capsule Shell (Modified Starch, Glycerol, Gelling Agent: Carrageenan, Acidity Regulator: DiSodium Phosphate, Colour: Iron Oxide), Sunflower Seed Oil, Silicon Dioxide.