Lamberts Glucosamine & Phytodroitin Complex x 120 Tablets
Lamberts Glucosamine & Phytodroitin Complex Tablets është një suplement ushqimor që përmban 619 mg Glukozaminë Sulfat 2KCI dhe 110 mg Phytodroitin për çdo tabletë, i përshtatshëm për mbështetjen e shëndetit të kyçeve.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Glukozamina (Glucosamine – nga GlucosaGreen)-> Glukozamina është një përbërës natyral që gjendet në organizëm dhe luan një rol të rëndësishëm në formimin dhe mirëmbajtjen e indit kërcor. Në këtë formulim, ajo ndihmon në mbështetjen e strukturës normale të kërcit dhe në ruajtjen e funksionit të shëndetshëm të kyçeve. Gjithashtu, kontribuon në proceset natyrore që lidhen me lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin artikular.
- Phytodroitin (ekuivalent bimor i kondroitinës)-> Phytodroitin është një kompleks me origjinë bimore i përftuar nga algat detare, i cili ofron një formë të biodisponueshme të kondroitinës. Ai ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe hidratimit të kërcit, duke mbështetur aftësinë e tij për të mbajtur ujë dhe për të funksionuar si “amortizues” natyral në kyçe. Në këtë mënyrë, kontribuon në mirëmbajtjen e funksionit normal artikular.
Sulfati i kondroitinës është një komponent i rëndësishëm strukturor i matricës jashtëqelizore, i cili kontribuon në elasticitetin e kërcit artikular. Përveç rolit të tij strukturor, kondroitina ndihmon në tërheqjen e molekulave të ujit në kërc dhe kontribuon në frenimin e enzimave proteolitike që shpërbëjnë përbërësit proteinikë të kërcit.
Shpesh kombinohet me glukozaminën, pasi këto dy substanca veprojnë me mekanizma të ndryshëm, por plotësues (sinergjikë). Ky suplement i ofron këta dy përbërës aktivë në nivele të përdorura në shumicën e studimeve klinike.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e kyçeve dhe elasticitetin e kërcit.
- Ndihmon lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin.
- Ndihmon në ruajtjen e ujit në kërc, duke mbështetur lubrifikimin natyral të kyçeve.
- Suplement me bazë bimore, duke e bërë produktin të përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
Suplementi Lamberts Glucosamine & Phytodroitin Complex Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk është i përshtatshëm të përdoret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të fëmijës.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
GlucosaGreen Glucosamine Sulphate 2KCl |
619 mg | * |
|
yields Glucosamine Sulfate |
467 mg | * |
|
Glucosamine base |
366 mg | * |
|
Phytodroitin™ (100 mg Chondroitin Equivalent) |
110 mg | * |
Other Ingredients; GlucosaGreen® Glucosamine Sulphate 2KCl, Modified Starch, Phytodroitin™, (Fucus Vesiculosus, Ulva Lactura, Sodium Hyaluronate), Cellulose, Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerol).