Lamberts Green Tea 5000mg x 60 Tablets
Lamberts Green Tea 5000mg Tablets është një suplement ushqimor me çaj jeshil (Camellia sinensis), që siguron 250 mg katekina nga gjethet e çajit jeshil, së bashku me aminoacidin L-Theanine.
Çaji jeshil vjen nga bima Camellia sinensis dhe njihet për vetitë e tij antioksiduese. Komponentët e tij kryesorë aktivë janë katekinat, substanca që i përkasin familjes së polifenoleve.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Katekinat (Catechins – nga çaji jeshil)-> Katekinat janë përbërës aktivë të çajit jeshil që i përkasin familjes së polifenoleve. Ato njihen për aktivitetin e tyre të fuqishëm antioksidues, duke ndihmuar në neutralizimin e radikaleve të lira dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Gjithashtu, ato mund të mbështesin metabolizmin normal dhe proceset natyrore të shndërrimit të energjisë në organizëm.
- L-Theanina-> Një aminoacid natyral që gjendet në çajin jeshil dhe ndikon në aktivitetin e disa neurotransmetuesve në tru. Ajo lidhet me përmirësimin e relaksimit mendor pa shkaktuar përgjumje, duke ndihmuar në reduktimin e stresit dhe në përmirësimin e përqendrimit dhe mirëqenies mendore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron mbështetje të fortë antioksiduese.
- Mbështet metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.
- Ndihmon në rritjen e përqendrimit dhe në reduktimin e stresit mendor.
- Kombinimi i katekinave dhe L-Theaninës ofron një efekt sinergjik për energji të qëndrueshme dhe ekuilibër mendor.
European Medicines Agency dhe Komiteti për Produktet Bimore Mjekësore (HMPC) kanë miratuar përdorimin e çajit jeshil si një preparat tradicional bimor për lehtësimin e simptomave të lodhjes dhe dobësisë.
Suplementi Lamberts Green Tea 5000mg Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merri 1 deri në 2 tableta në ditë, preferueshëm në mëngjes dhe në mbrëmje.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet gjithmonë pas një vakti ushqimor dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e merrni me stomakun bosh.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk është i përshtatshëm të përdoret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të fëmijës.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Green tea leaf (Camellia sinensis as an extract of 500 mg) |
5000 mg | * |
|
Supply: Total catechins (polyphenols) |
250 mg | * |
|
Epigallocatechin, epicatechin, epigallocatechin, epicatechin |
* | |
|
L-Theanine |
10 mg | * |
Other Ingredients; Calcium Carbonate, Calcium Phosphate, Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropylmethylcellulose, Colors: Titanium Dioxide & Copper Chlorophyllin, Glycerol), Sodium Carboxymethylcellulose, Sodium Dioxyl Staphyl Nitric Oxide.