SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Griffonia Seed Extract (5HTP 100mg) x 60 Tablets

Suplement ushqimor me ekstrakt natyral të standardizuar të Griffonia simplicifolia, i formuluar për të siguruar 5-HTP (5-hidroksitriptofan) dhe për të mbështetur ekuilibrin normal të humorit, cilësinë e gjumit dhe rregullimin e oreksit.
In stock
SKU
Lamberts55
Special Price 3 247 Lekë Regular Price 4 059 Lekë
-20%

Lamberts Griffonia Seed Extract (5HTP 100mg) Tablets është një suplement ushqimor me 5-hidroksitriptofan (5-HTP), i përftuar nga farat e bimës afrikane Griffonia simplicifolia, që kontribuon në përmirësimin e humorit.

5-HTP është përbërësi aktiv kryesor i ekstraktit të farave të Griffonia simplicifolia. Ai është një derivat natyral i aminoacidit triptofan dhe vepron si pararendës i drejtpërdrejtë i serotoninës në organizëm.

Serotonina është një nga neurotransmetuesit më të rëndësishëm të organizmit dhe është e përfshirë në; rregullimin e gjumit, depresionin dhe gjendjen emocionale, oreksin, temperaturën e trupit dhe ndjesinë e dhimbjes.

Në këtë suplement, 5-HTP kontribuon në mbështetjen e proceseve natyrore që lidhen me balancën emocionale. Gjithashtu, ai mund të mbështesë funksionet fiziologjike që lidhen me kontrollin e oreksit dhe ekuilibrin e përgjithshëm mendor, duke ndikuar në mënyrë indirekte në stabilitetin emocional dhe relaksimin.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet balancën normale të humorit. 
  2. Ndihmon proceset natyrore të relaksimit dhe mbështet një gjumë më të qetë dhe të rregullt. 
  3. Ndihmon në reduktimin e stresit mendor. 
  4. Përfshirja e serotoninës në sinjalizimin e ngopjes mund të ndihmojë në rregullimin natyral të oreksit.
  5. Formulë me origjinë natyrale bimore dhe e sigurtë në përdorim.

Suplementi Lamberts Griffonia Seed Extract (5HTP 100mg) Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni deri në 3 tableta në ditë, gjysmë ore para vakteve ushqimore ose gjysmë ore para gjumit. Filloni me një tabletë dhe rriteni dozën nëse është e nevojshme.

Suplementi rekomandohet të merret për periudha deri në 3 muaj për rezultate maksimale.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk është i përshtatshëm të përdoret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të fëmijës.

Te disa persona mund të shkaktojë përgjumje të lehtë. Rekomandohet të mos drejtoni automjetin ose të përdorni makineri derisa të kuptoni se si ju ndikon 5-HTP.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

5-HTP (362 mg of titrated extract (11:1) equivalent to 3982 mg of Griffonia simplicifolia seeds))

100 mg *

Other Ingredients; Calcium Carbonate, Standardized Griffonia Seed Extract (Griffonia simplicifolia), Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerol).

Back to Top