Lamberts Horse Chestnut Complex x 60 Tablets
Lamberts Horse Chestnut Complex Tablets është suplement ushqimor me një formulë me 4 ekstrakte bimore të standardizuara për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe enët e gjakut. Përbërësi kryesor i formulës është ekstrakti i farave të gështenjës së kalit (Aesculus hippocastanum), i njohur si Horse Chestnut. Përbërësi aktiv i tij është aescina.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakti i farave të Gështenjës së Kalit (Horse Chestnut – Aesculus hippocastanum, aescin)-> Aescina është përbërësi aktiv kryesor i gështenjës së kalit dhe njihet për rolin e saj në mbështetjen e funksionit normal të sistemit venoz. Ajo kontribuon në përmirësimin e tonusit venoz dhe ndihmon në reduktimin e përshkueshmërisë së kapilarëve. Përdoret tradicionalisht për të lehtësuar ndjesinë e rëndesës në këmbë dhe shqetësimet e lidhura me qarkullimin venoz të dobët.
- Ruscus aculeatus (Butcher’s Broom)-> Ekstrakti i Ruscos mbështet qarkullimin venoz dhe ndihmon në forcimin e mureve të enëve të gjakut. Ai kontribuon në përmirësimin e tonusit venoz dhe përdoret tradicionalisht për të lehtësuar simptomat e këmbëve të lodhura, ndjesinë e rëndesës dhe parehatinë e lidhur me qarkullimin e gjakut.
- Ekstrakti i farave të rrushit (Vitis vinifera – Grapeseed extract)-> I pasur me antioksidantë natyralë si proantocianidina (OPCs), ky ekstrakt ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga stresi oksidativ dhe mbështet elasticitetin dhe integritetin e kapilarëve. Tradicionalisht përdoret për të mbështetur qarkullimin venoz dhe për të reduktuar ndjesinë e rëndesës në këmbë.
- Rutin-> Rutin është një bioflavonoid me veti antioksiduese që kontribuon në forcimin e kapilarëve dhe në ruajtjen e integritetit të tyre. Ai mbështet mikroqarkullimin dhe ndihmon në stabilitetin e enëve të vogla të gjakut. Kombinimi i këtyre përbërësve ofron një veprim sinergjik që synon mbështetjen e qarkullimit venoz normal, forcimin e enëve të gjakut dhe reduktimin e ndjesisë së rëndesës në këmbë, veçanërisht në rastet e qarkullimit venoz të dobësuar.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionimin e shëndetshëm të venave dhe qarkullimit të gjakut, veçanërisht në këmbë.
- Ndihmon në lehtësimin e ndjesisë së rëndesës në këmbë.
- Mbështet integritetin dhe fortësinë e enëve të gjakut.
- Ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga stresi oksidativ.
- Formulë bimore dhe e sigurtë për përdorim të përditshëm.
Suplementi Lamberts Horse Chestnut Complex Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, preferueshëm në mëngjes dhe në mbrëmje.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk është i përshtatshëm të përdoret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të fëmijës.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Horse Chestnut (as 278 mg of a 5:1 extract) |
1390 mg | * |
|
providing Aescin |
50 mg | * |
|
Grapeseed (as 2.5mg of a 50:1 extract) |
125 mg | * |
|
Butcher's Broom (as 14.06mg of a 4:1 extract) |
56.25 mg | * |
|
Rutin |
12.5 mg | * |
Other Ingredients; DiCalcium Phosphate, Tablet Coating (Colours: Titanium Dioxide & Iron Oxides, Hydroxypropyl Methylcellulose), Anti-caking Agents (Silicon Dioxide & Magnesium Stearate), Crosslinked Cellulose Gum, Stearic Acid.