SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Imuno Strength x 60 Gummies

Suplement ushqimor pa sheqer, në formën e karameleve të përtypshme, i formuluar për të mbështetur funksionin normal të sistemit imunitar përmes kombinimit të ekstraktit të manaferrës së zezë, vitaminës C dhe zinkut.
In stock
SKU
Lamberts57
Special Price 2 106 Lekë Regular Price 2 633 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts Imuno Strength Gummies ofron një kombinim të fuqishëm të zinkut, vitaminës C dhe ekstraktit të standardizuar të manaferrës së zezë (elderberries), i formuluar për të mbështetur sistemin imunitar dhe për të ofruar mbrojtje antioksiduese. Suplementi përmban aroma natyrale qershie dhe luleshtrydhe, dhe nuk përmban sheqer, ëmbëltues artificialë apo xhelatinë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Zinku-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në sintezën normale të ADN-së. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e gjendjes normale të lëkurës dhe mukozave.
  • Vitamina C-> Mbështet funksionin normal të sistemit imunitar, ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, rrit përthithjen e hekurit dhe zinkut, ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe merr pjesë në formimin normal të kolagjenit.
  • Ekstrakti i manaferrës së zezë (Elderberries)-> Frutat e manaferrës së zezë janë shumë të pasura me antocianidina, të cilat i përkasin polifenoleve dhe kanë aktivitet të fuqishëm antioksidues. Studime të ndryshme sugjerojnë se ato mund të mbështesin mbrojtjen e organizmit, veçanërisht gjatë virozave dhe ftohjeve. 

Kombinimi i tyre me vitaminën C dhe zinkun mund të ndihmojë në uljen e kohëzgjatjes dhe intensitetit të simptomave të ftohjes së zakonshme. Kombinimi i zinkut, vitaminës C dhe ekstraktit të manaferrës së zezë ofron një veprim sinergjik që synon mbështetjen e funksionit normal të sistemit imunitar dhe mbrojtjen antioksiduese të qelizave. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionin normal të sistemit imunitar. 
  2. Siguron mbrojtje antioksiduese të organizmit. 
  3. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe në funksionimin normal të metabolizmit energjetik. 
  4. Pa sheqer dhe me përbërje të përshtatshme për stil jetese të shëndetshëm. 
  5. Suplementi vjen në formën e karameleve të përtypshme me shije të këndshme qershi dhe luleshtrydhe, që e bën të thjeshtë dhe praktik marrjen e tij, sidomos nga fëmijët.

Suplementi Lamberts Imuno Strength Gummies është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme.

  • Fëmijët e moshës 4 vjeç e sipër: Rekomandohet të marrin 1 gummy/ karamele të përtypshme në ditë.
  • Të rriturit: Rekomandohet të marrin 2 gummies/ karamele të përtypshme në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nuk njihen efekte anësore në përdorim sipas dozës së rekomanduar. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

60 Gummies/ Karamele të përtypshme.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin C

45 mg 56 %

Zinc

3,75 mg 38 %

Elderberry Fruit as 50 mg of titrated extract (4:1)

200 mg *

Fructo-oligosaccharides (FOS)

1426 mg *

Other Ingredients; Chicory Root Fiber (Fructo-Oligosaccharides (FOS)), Water, Vitamin C (Ascorbic Acid), Elderberry (Sambucus) Fruit Extract, Natural Strawberry & Cherry Flavor, Black Carrot Concentrate, Zinc Citrate, Acidity Regulator (Trisodium Citrate), Glazing Agent (Carnauba Wax).

Back to Top