Lamberts Natural Vitamin E 400 IU x 60 Capsules
Lamberts Natural Vitamin E 400IU Capsules është një suplement ushqimor që ofron 250 IU vitaminë E me origjinë natyrale, e përftuar nga farat e lulediellit, në formën d-alfa tokoferol, e cila konsiderohet forma me biodisponibilitet me të lartë e vitaminës E që gjendet në ushqime.
Vitamina E dhe roli i saj
Vitamina E është një antioksidant i rëndësishëm që luan rol thelbësor në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Ajo kontribuon në ruajtjen e integritetit të lipideve dhe membranave qelizore duke i mbrojtur ato nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Përveç rolit të saj mbrojtës në nivel qelizor, vitamina E mbështet gjithashtu funksionimin normal të sistemit imunitar dhe atij kardiovaskular, si dhe është e rëndësishme për shëndetin normal të lëkurës dhe syve.
Mungesa e vitaminës E në organizëm
Mungesa e vitaminës E është e rrallë, por mund të shfaqet tek personat me probleme të përthithjes së yndyrnave. Ajo mund të çojë në rritje të stresit oksidativ dhe dëmtim qelizor, duke u shoqëruar në raste të rënda me dobësi muskulore, çrregullime të koordinimit, ulje të funksionit imunitar dhe probleme me shikimin.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron mbrojtje antioksiduese të qelizave.
- Kontribuon në mbrojtjen e membranave qelizore dhe lipideve në organizëm.
- Siguron mbështetje për sistemin imunitar.
- Siguron mbështetje për shëndetin kardiovaskular.
- Përdor d-alfa tokoferol, i cili përthithet dhe shfrytëzohet më mirë nga organizmi krahasuar me format sintetike.
Suplementi Lamberts Natural Vitamin E 400 IU është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze me barna antihipertensive ose barna antikoagulantë (hollues të gjakut), nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun ose farmacistin tuaj përpara fillimit të suplementit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin E (in the natural d-alpha form) |
268 mg (400 IU) | 2233 % |
Other Ingredients; Natural form of Vitamin E (d-alpha Tocopherol), Capsule Shell (Glycerol, Modified Starch, Emulsifier: Carrageenan, Acidity Regulator: Sodium Carbonate.