SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Vitamin D3 1000 IU x 60 Gummies

Suplement ushqimor me vitaminë D3 në formë xhelesh të përtypshme, i krijuar për të mbështetur funksionin normal të sistemit imunitar, shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, si dhe për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve normale të vitaminës D në organizëm.
In stock
SKU
Lamberts38
Special Price 2 106 Lekë Regular Price 2 633 Lekë
-20%

Çdo xhel i përtypshëm i suplementit Lamberts Vitamin D3 1000 IU përmban 1000 IU (25 μg) kolekalciferol, forma më e përthithshme e vitaminës D, në një formulim të testuar klinikisht për biodisponueshmëri të lartë. Formula është e pasur edhe me prebiotik FOS dhe nuk përmban sheqer, xhelatinë apo substanca artificiale.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina D3-> Forma më bioaktive dhe më lehtësisht e përthithshme e vitaminës D. Ajo kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mirëmbajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve, si dhe ndihmon në përthithjen normale të kalciumit dhe fosforit në organizëm. Është një vitaminë thelbësore për funksionin e përgjithshëm metabolik dhe skeletor. 
  • FOS (Frukto-oligosakaride nga rrënja e çikores)-> Prebiotik natyral që mbështet zhvillimin e mikroflorës së dobishme të zorrëve. Ai kontribuon në balancimin e sistemit tretës duke ushqyer bakteret “e mira”, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe për përthithjen optimale të lëndëve ushqyese. 

Kombinimi i vitaminës D3 me FOS ofron një formulë të balancuar që mbështet sistemin imunitar, shëndetin e kockave dhe mirëqenien e sistemit tretës, duke ndihmuar gjithashtu në përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  2. Ndihmon në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë duke mbështetur ekuilibrin e kalciumit në organizëm. 
  3. Ndihmon në balancimin e mikroflorës intestinale. 
  4. Pa sheqer dhe pa xhelatinë, që e bën të jetë i përshtatshëm për dieta të ndryshme dhe për persona që shmangin përbërësit artificialë. 
  5. Vjen në formën e xheleve të përtypshme me shije molle, që e bën më të thjeshtë marrjen e këtij suplementi, sidomos tek personat qe kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave apo kapsulave.

Suplementi Lamberts Vitamin D3 1000 IU është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme.

  • Fëmijët e moshës 4 vjeç e sipër: Rekomandohet të marrin 1 xhel të përtypshëm në ditë.
  • Të rriturit: Rekomandohet të marrin 2 xhele të përtypshme në ditë, preferueshëm në mëngjes dhe në mbrëmje. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Nuk njihen kundërindikacione kur përdoret sipas dozës së rekomanduar.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

60 Gummies/ Xhele të përtypshme.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin D (D3)

1000 IU/25 μg 500 %

Fructo-oligosaccharides

1510 mg *

Other Ingredients; Chicory Root Fiber (Fructo-Oligosaccharides (FOS)), Water, Acidity Regulators (Citric Acid & Sodium Citrate), Natural Green Apple Flavor, Vitamin D3 (Cholecalciferol), Color (Copper Chlorophyll Complexes), Glazing Agent (Carnauba Wax).

Back to Top