Lierac Anti-Dark Spot Protocol The Tinted Stick SPF50, 2.7g
Lierac Anti-Dark Spot Protocol The Tinted Stick SPF50 është një stick korrigjues SOS me ngjyrë, i formuluar për të mbuluar menjëherë dhe për të mbrojtur lëkurën nga të gjitha llojet e njollave të hiperpigmentimit, pavarësisht origjinës së tyre, si ekspozimi në diell, plakja e lëkurës apo shenjat e mbetura pas akneve. Formula e tij kombinon Vitaminën C të pastër, me veti antioksiduese, me filtra mineralë me mbrojtje të lartë SPF50 ndaj rrezatimit UVA dhe UVB, duke ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës dhe në kufizimin e zhvillimit të mëtejshëm të njollave ekzistuese.
Falë pigmenteve me origjinë natyrale, formula ofron mbulim të menjëhershëm dhe ndihmon në njëtrajtësimin e pamjes së lëkurës. Tekstura është rezistente ndaj ujit, ndërsa formati praktik në formë stik-u mundëson aplikim të lehtë dhe të lokalizuar në zonat me hiperpigmentim. Formula është pa parfum dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina E e Pastër → Neutralizon radikalet e lira që kontribuojnë në shfaqjen e njollave të errëta dhe ndihmon në korrigjimin e tyre duke frenuar aktivitetin e tirozinazës, enzimës që merr pjesë në sintezën e melaninës.
- Sistemi i Filtrave Mineralë [UVA+UVB] → Kombinimi i filtrave mineralë mbron lëkurën nga rrezatimi UVA dhe UVB, duke kufizuar ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet që kontribuojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e njollave të pigmentimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbulim të menjëhershëm të njollave të errëta, duke përmirësuar njëtrajtshmërinë e pamjes së lëkurës.
- Siguron mbrojtje shumë të lartë SPF50 ndaj rrezatimit UVA dhe UVB.
- Ndihmon në kufizimin e shfaqjes dhe përkeqësimit të njollave të pigmentimit të shkaktuara nga ekspozimi në diell.
- Ofron veprim antioksidues, duke ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira.
- Ka formulë rezistente ndaj ujit, duke ruajtur efektin mbulues edhe gjatë kontaktit me të.
- Mundëson aplikim të drejtpërdrejtë dhe të lokalizuar në zonat me hiperpigmentim.
- Formati praktik në formë stik-u e bën të lehtë për t'u mbajtur dhe përdorur gjatë ditës.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Lierac Anti-Dark Spot Protocol The Tinted Stick SPF50 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikojeni stick korrigues drejtpërdrejt në njollat individuale të errëta, aq shpesh sa të jetë e nevojshme.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Ingredients: C12-15 ALKYL BENZOATE. TITANIUM DIOXIDE [NANO]. ZINC OXIDE [NANO]. MICA. ISOCETYL STEAROYL STEARATE. COPERNICIA CERIFERA (CARNAUBA) WAX/CIRE DE CARNAUBA. OCTYLDODECYL MYRISTATE. ALUMINUM STARCH OCTENYLSUCCINATE. SYNTHETIC WAX. GLYCERYL BEHENATE. CI 77492 / IRON OXIDES. STEARALKONIUM HECTORITE. PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) OIL. PROPYLENE CARBONATE. TOCOPHEROL. TRIETHOXYCAPRYLYLSILANE. AQUA / WATER / EAU. CI 77491 / IRON OXIDES. DIMETHYLMETHOXY CHROMANOL. CI 77499 / IRON OXIDES.