DERMOKOZMETIKA

Lierac Cleanser The Cleansing Foam, 150ml

Shkumë pastruese për fytyrën, e formuluar me 99% përbërës me origjinë natyrale, që largon butësisht papastërtitë dhe mbetjet e grimit, duke pastruar lëkurën butësisht dhe duke ruajtur ndjesinë e freskisë dhe pastërtisë.
In stock
SKU
Lierac16
Special Price 1 350 Lekë Regular Price 1 800 Lekë
-25%

Lierac Cleanser The Cleansing Foam është një shkumë pastruese për fytyrën, e formuluar me 99% përbërës me origjinë natyrale, e cila pastron butësisht lëkurën dhe ndihmon në qetësimin e saj. Formula përmban kompleksin prebiotik detar, i cili kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së lëkurës, duke ndihmuar në ruajtjen e kushteve të përshtatshme për funksionimin e saj natyror.

Tekstura e pasur dhe e ajrosur në formë shkume përhapet lehtësisht në lëkurë dhe ofron një përvojë të këndshme gjatë pastrimit, duke e lënë lëkurën të pastër, të butë dhe të qetësuar. Kjo shkumë pastruese është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Formula është vegane dhe është testuar nën kontroll dermatologjik. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

Kompleksi Prebiotik ofron një furnizim të plotë dhe të ekuilibruar me lëndë ushqyese, të përshtatura me nevojat e mikrobiotës së lëkurës. I përbërë nga tre përbërës aktivë, të tillë si: uji i detit, algat e gjelbra dhe kafe, si dhe sheqeri. Ai siguron lëndët ushqyese të nevojshme për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së lëkurës.

  • Uji i Detit -> Furnizon një shumëllojshmëri mineralesh dhe elementesh gjurmë, të rëndësishme për ruajtjen e diversitetit të mikrobiotës së lëkurës.
  • Algat E Gjelbra Dhe Kafe -> Janë burim sheqernash dhe aminoacidesh, të cilat sigurojnë përkatësisht karbonin dhe azotin, dy elemente të rëndësishme për rritjen e mikroorganizmave që përbëjnë mikrobiotën.
  • Sheqeri -> Ndihmon në ruajtjen e kushteve të qëndrueshme të mjedisit të lëkurës, duke kontribuar në mbrojtjen e baktereve të mikrobiotës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Pastron butësisht fytyrën, duke larguar papastërtitë e grumbulluara në sipërfaqen e lëkurës.
  2. Ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe të freskisë së lëkurës pas pastrimit.
  3. Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së lëkurës.
  4. Qetëson lëkurën dhe ndihmon në ruajtjen e ndjesisë së rehatisë.
  5. Përmban 99% përbërës me origjinë natyrale dhe ka formulë vegane.
  6. Është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Lierac Cleanser The Cleansing Foam është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Aplikojeni shkumën pastruese në lëkurën e lagur dhe masazhojeni butësisht në mënyrë që të largohen të gjitha papastërtirë dhe/ose mbetjet e grimit. Më pas shëlajeni mirë më ujë të vakët dhe të bollshëm.

hmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pompë, 150 ml.

Ingredients: AQUA / WATER / EAU. SODIUM LAURYL GLUCOSE CARBOXYLATE. LAURYL GLUCOSIDE. GLYCERIN. SODIUM CITRATE. CITRIC ACID. CAPRYLYL/CAPRYL GLUCOSIDE. PARFUM / FRAGRANCE. SODIUM BENZOATE. ETHYLHEXYLGLYCERIN. ACACIA CONCINNA FRUIT EXTRACT. COCO-GLUCOSIDE. GLYCERYL OLEATE. MARIS AQUA / SEA WATER / EAU DE MER. SODIUM PHYTATE. SORBIC ACID. GYPSOPHILA PANICULATA ROOT EXTRACT. PHENETHYL ALCOHOL. LAMINARIA DIGITATA EXTRACT. SAPONINS. POTASSIUM SORBATE. CHLORELLA VULGARIS EXTRACT. SACCHARIDE ISOMERATE. TOCOPHEROL. HYDROGENATED VEGETABLE GLYCERIDES CITRATE.

↑
Back to Top