DERMOKOZMETIKA

Lierac Cleanser The Micellar Water, 400ml

Ujë micelar për pastrimin e fytyrës, i formuluar për të larguar papastërtitë dhe gjurmët e grimit, duke ruajtur hidratimin, butësinë dhe ekuilibrin e lëkurës.
In stock
SKU
Lierac18
Special Price 1 898 Lekë Regular Price 2 530 Lekë
-25%

Lierac Cleanser The Micellar Water është një ujë micelar për pastrimin e fytyrës dhe zonës së syve, i formuluar për të larguar butësisht grimin dhe papastërtitë, duke ruajtur hidratimin dhe butësinë e lëkurës. Formula përmban 96% përbërës me origjinë natyrale dhe është e pasuruar me kompleksin prebiotik detar, i cili ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së lëkurës dhe në përmirësimin e funksionit të saj natyror mbrojtës.

Tekstura e freskët dhe aroma delikate e bëjnë pastrimin të këndshëm, duke e lënë lëkurën të pastër, të butë dhe me pamje rrezatuese. Ujë micelar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Formula është vegane dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

Kompleksi Prebiotik ofron një furnizim të plotë dhe të ekuilibruar me lëndë ushqyese, të përshtatura me nevojat e mikrobiotës së lëkurës. I përbërë nga tre përbërës aktivë, të tillë si: uji i detit, algat e gjelbra dhe kafe, si dhe sheqeri. Ai siguron lëndët ushqyese të nevojshme për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së lëkurës.

  • Uji i Detit -> Furnizon një shumëllojshmëri mineralesh dhe elementesh gjurmë, të rëndësishme për ruajtjen e diversitetit të mikrobiotës së lëkurës.
  • Algat E Gjelbra Dhe Kafe -> Janë burim sheqernash dhe aminoacidesh, të cilat sigurojnë përkatësisht karbonin dhe azotin, dy elemente të rëndësishme për rritjen e mikroorganizmave që përbëjnë mikrobiotën.
  • Sheqeri -> Ndihmon në ruajtjen e kushteve të qëndrueshme të mjedisit të lëkurës, duke kontribuar në mbrojtjen e baktereve të mikrobiotës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Largon grimin dhe papastërtitë nga fytyra dhe zona e syve pa pastrim agresiv.
  2. Ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe të hidratimit të lëkurës pas pastrimit.
  3. Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së lëkurës.
  4. I jep lëkurës një pamje më të freskët dhe rrezatuese.
  5. Aroma delikate dhe tekstura e freskët e bëjnë përdorimin të këndshëm.
  6. Përmban 96% përbërës me origjinë natyrale dhe ka formulë vegane.
  7. Është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Lierac Cleanser The Micellar Water është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Aplikojeni ujin micelar në mëngjes dhe në mbrëmje me një disk pambuku në fytyrë dhe në zonën e syve. Mos e shpëlani. Përsërisni veprimin disa herë deri në pastrimin e plotë të fytyrës.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe me pompë, 400 ml.

Ingredients: AQUA / WATER / EAU. POLOXAMER 184. PROPANEDIOL. PENTYLENE GLYCOL. CAPRYLYL/CAPRYL GLUCOSIDE. GLYCERIN. ETHYLHEXYLGLYCERIN. SODIUM BENZOATE. MARIS AQUA / SEA WATER / EAU DE MER. PARFUM / FRAGRANCE. CITRIC ACID. PHENETHYL ALCOHOL. LAMINARIA DIGITATA EXTRACT. DIMETHYL PHENETHYL ACETATE. CHLORELLA VULGARIS EXTRACT. SACCHARIDE ISOMERATE.

↑
Back to Top