DERMOKOZMETIKA

Lierac Glow Fresh The Fresh Radiance Gel-Cream, 50ml

Krem-xhel hidratues dhe rigjenerues për fytyrën, i formuluar për të hidratuar intensivisht lëkurën, për t’i dhënë asaj pamje më të plotë dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral, veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë normale deri në të kombinuar.
In stock
SKU
Lierac43
Special Price 2 618 Lekë Regular Price 3 490 Lekë
-25%

Lierac Glow Fresh The Fresh Radiance Gel-Cream është një krem-xhel hidratues, rigjenerues dhe ndriçues për fytyrën, i formuluar posaçërisht për lëkurë normale deri në mikse. Formula e tij ofron hidratim të menjëhershëm dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hidrik të lëkurës, duke përmirësuar njëkohësisht pamjen e saj dhe duke i rikthyer shkëlqimin natyral. Përdorimi i rregullt kontribuon në reduktimin e vijave të holla, përmirësimin e elasticitetit dhe një pamje më të freskët, të lëmuar dhe rrezatuese.

Formula kombinon acidin hialuronik me peshë molekulare të lartë, ekstraktin e bambusë dhe ekstraktin e patentuar antioksidues të tulipanit. Këta përbërës kontribuojnë në hidratimin dhe lëmimin e lëkurës, balancimin e yndyrës së tepërt dhe mbrojtjen e saj nga stresi oksidativ, duke ndihmuar në ruajtjen e shkëlqimit dhe në parandalimin e shenjave të para të plakjes. Tekstura e freskët dhe e lehtë krem-xhel përthithet shpejt dhe shkrihet në kontakt me lëkurën, pa lënë ndjesi yndyrore apo ngjitëse. Ajo e lë lëkurën të butë, të freskët dhe elastike. Formula përmban 97% përbërës me origjinë natyrale dhe është testuar dermatologjikisht.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acidi hialuronik me peshë molekulare të lartë → Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit hidrik të lëkurës, hidraton intensivisht dhe minimizon vijat e holla të shkaktuara nga dehidratimi.
  • Ekstrakti i bambusë → Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt dhe të shkëlqimit të padëshiruar, duke ruajtur një pamje të freskët dhe shkëlqimin natyral të lëkurës.
  • Ekstrakti i patentuar antioksidues i tulipanit → Mbron lëkurën nga stresi oksidativ, përforcon mekanizmat e saj natyralë mbrojtës dhe ndihmon në ruajtjen e freskisë e të shkëlqimit, si dhe në parandalimin e shenjave të para të plakjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron hidratim të menjëhershëm dhe ndihmon në ruajtjen e tij gjatë ditës.
  2. Përmirëson pamjen e lëkurës së lodhur dhe pa shkëlqim.
  3. Ndihmon në kontrollin e shkëlqimit të tepërt, veçanërisht në lëkurën e prirur ndaj yndyrës.
  4. I jep lëkurës një pamje më të freskët, të lëmuar dhe më të plotë.
  5. Përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyrore apo ngjitëse.
  6. Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ falë veprimit antioksidues.
  7. I përshtatshëm për përdorim në lëkurë normale deri në të kombinuar/mikse.

Lierac Glow Fresh The Fresh Radiance Gel-Cream është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë normale deri në të kombinuar/mikse.

Aplikojeni kremin-xhelin në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe të qafës. Masazhojeni butësisht me levizje rrethore derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vazo, 50 ml.

Ingredients: AQUA / WATER / EAU. TRIETHYL CITRATE. PROPANEDIOL. GLYCERIN. MACADAMIA TERNIFOLIA SEED OIL. C10-18 TRIGLYCERIDES. CARBOMER. TULIPA GESNERIANA FLOWER EXTRACT. MALTODEXTRIN. BAMBUSA ARUNDINACEA STEM EXTRACT. BACILLUS FERMENT. ETHYLHEXYLGLYCERIN. SODIUM HYALURONATE. SODIUM POLYACRYLATE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL. SODIUM HYDROXIDE. TOCOPHEROL. SODIUM BENZOATE. PARFUM / FRAGRANCE. BENZYL ALCOHOL. LINALOOL. CITRONELLOL. DIMETHYL PHENETHYL ACETATE. LINALYL ACETATE.

↑
Back to Top