DERMOKOZMETIKA

Lierac Lift Integral The Firming Day Cream Gift Set

Set kozmetik me veprim kundër plakjes së lëkurës, i formuluar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e saj, për të reduktuar rrudhat dhe për t'i dhënë lëkurës një efekt lifting dhe më të tonifikuar.
In stock
SKU
Lierac41
5 900 Lekë

Lierac Lift Integral The Firming Day Cream Gift Set është një set kundër plakjes së lëkurës, i formuluar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e saj, si dhe për të minimizuar pamjen e rrudhave. Në qendër të formulave të linjës Lift Integral është kompleksi StructureLift, i cili vepron mbi tre përbërësit kryesorë strukturorë të lëkurës – kolagjenin, elastinën dhe acidin hialuronik – si dhe mbi glikoproteinat që mundësojnë lidhjen e tyre, duke kontribuar në përforcimin e strukturës së lëkurës.

Seti përmban Lierac Lift Integral The Firming Day Cream, i cili është një krem hidratues për përdorim gjatë ditës, i formuluar për të përmirësuar pamjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës, për të reduktuar rrudhat dhe për t'i dhënë asaj një efekt lifting.

Në set përfshihet gjithashtu Lierac Lift Integral Tenseur Serum, i cili ofron një efekt të menjëhershëm tendosës, përmirëson pamjen e qëndrueshmërisë së lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave. Tekstura e tij qumështore përthithet duke lënë një ndjesi të butë dhe përfundim kadifeje. Serumi është formuluar me 99% përbërës me origjinë natyrale dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme. 

Seti plotësohet me një çantë kozmetike dhuratë. Të dy produktet janë testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik.

Avantazhet e përdorimit të këtij seti janë:

  1. Përmirëson pamjen e lëkurës, duke i dhënë një pamje më të tonifikuar dhe më të lëmuar.
  2. Kontribuon në ruajtjen e hidratimit dhe të elasticitetit të lëkurës.
  3. Kontribuon në reduktimin e vijave të shprehjes dhe të rrudhave.
  4. Kombinon veprimin e kremit hidratues me efektin tendosës të serumit, për një rutinë të plotë kujdesi kundër plakjes së lëkurës.
  5. Të dy produktet kanë teksturë të lehtë, të cilat përthithen shpejt dhe nuk lënë ndjesi të rënduar, yndyrore apo ngjitëse.
  6. I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Lierac Lift Integral The Firming Day Cream Gift Set është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Lierac Lift Integral Tenseur Serum: Aplikoni serumin në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe të qafës. Masazhojeni butësisht me levizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Lierac Lift Integral The Firming Day Cream: Aplikoni krem hidratues në mëngjes në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe të qafës. Masazhojeni butësisht me levizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Kini parasysh se serumi vendoset përpara kremit hidratues, kur përdoren së bashku.

Lierac Lift Integral The Firming Day Cream, 50 ml.

Lierac Lift Integral Tenseur Serum, 15 ml.

Ingredients of Lierac Lift Integral The Firming Day Cream: AQUA/ WATER/ EAU, CAPRYLIC/ CAPRIC TRIGLYCERIDE, GLYCERIN, SQUALANE, GLYCERYL STEARATE SE, CETEARYL ALCOHOL, GLYCOL PALMITATE, BUTYLENE GLYCOL, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, C15-19 ALKANE, CETYL PALMITATE, AMMONIUM ACRYLOYLDIMETHYLTAURATE/ VP COPOLYMER, XYLITYLGLUCOSIDE, CETEARYL GLUCOSIDE, ANHYDROXYLITOL, PARFUM/ FRAGRANCE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, SODIUM BENZOATE, XYLITOL, XANTHAN GUM, CITRIC ACID, HYDROLYZED HYALURONIC ACID, SODIUM PHYTATE, MALTODEXTRIN, LECITHIN, TOCOPHEROL, ADENOSINE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, TULIPA GESNERIANA FLOWER EXTRACT, ROSA CENTIFOLIA FLOWER EXTRACT, ROSE FLOWER OIL/ EXTRACT, BENZYL ALCOHOL, LINALOOL, LINALYL ACETATE.

Ingredients of Lierac Lift Integral Tenseur Serum: AQUA / WATER / EAU. COCO-CAPRYLATE/CAPRATE. GLYCERIN. BUTYLENE GLYCOL. XANTHAN GUM. XYLITYLGLUCOSIDE. CETYL ALCOHOL. GLYCERYL STEARATE. SODIUM STEAROYL GLUTAMATE. ANHYDROXYLITOL. CAESALPINIA SPINOSA FRUIT EXTRACT. PARFUM / FRAGRANCE. CITRIC ACID. ETHYLHEXYLGLYCERIN. SODIUM BENZOATE. SODIUM POLYACRYLATE. XYLITOL. HYDROLYZED HYALURONIC ACID. SODIUM PHYTATE. KAPPAPHYCUS ALVAREZII EXTRACT. MALTODEXTRIN. LECITHIN. TOCOPHEROL. ADENOSINE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL. BENZYL ALCOHOL. LINALOOL. LINALYL ACETATE. TULIPA GESNERIANA FLOWER EXTRACT. ROSA CENTIFOLIA FLOWER EXTRACT. ROSE FLOWER OIL/EXTRACT. PINENE.

↑
Back to Top