Lierac Lift Integral The Firming Day Cream-Gel Gift Set
Lierac Lift Integral The Firming Day Cream-Gel Gift Set është një set kundër plakjes së lëkurës, i formuluar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e saj, si dhe për të minimizuar pamjen e rrudhave. Në qendër të formulave të linjës Lift Integral është kompleksi StructureLift, i cili vepron mbi tre përbërësit kryesorë strukturorë të lëkurës – kolagjenin, elastinën dhe acidin hialuronik – si dhe mbi glikoproteinat që mundësojnë lidhjen e tyre, duke kontribuar në përforcimin e strukturës së lëkurës.
Seti përmban Lierac Lift Integral The Firming Day Cream-Gel, i cili është një krem-xhel për përdorim gjatë ditës, që ofron hidratim intensiv dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës, duke i dhënë asaj një efekt lifting. Tekstura e tij ultra e lehtë përthithet shpejt dhe lë një përfundim të butë, pa ndjesi yndyrore apo ngjitëse. Është formuluar me 97% përbërës me origjinë natyrale dhe është i përshtatshëm për lëkurë normale, mikse dhe të yndyrshme.
Në set përfshihet gjithashtu Lierac Lift Integral Tenseur Serum, i cili ofron një efekt të menjëhershëm tendosës, përmirëson pamjen e qëndrueshmërisë së lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave. Tekstura e tij qumështore përthithet duke lënë një ndjesi të butë dhe përfundim kadifeje. Serumi është formuluar me 99% përbërës me origjinë natyrale dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.
Seti plotësohet me një çantë kozmetike dhuratë.
Të dy produktet janë testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik.
Avantazhet e përdorimit të këtij seti janë:
- Përmirëson pamjen e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e tonifikuar dhe më elastike.
- Kontribuon në reduktimin e vijave të shprehjes dhe të rrudhave.
- Ofron kujdes plotësues për lëkurën gjatë ditës, duke kombinuar hidratimin me efektin lifting.
- Kombinon veprimin e krem-xhelit hidratues me efektin tendosës të serumit, për një rutinë të plotë kujdesi kundër plakjes së lëkurës.
- Të dy produktet kanë teksturë të lehtë, të cilat përthithen shpejt dhe nuk lënë ndjesi të rënduar, yndyrore apo ngjitëse.
- I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Lierac Lift Integral The Firming Day Cream-Gel Gift Set është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Lierac Lift Integral Tenseur Serum: Aplikoni serumin në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe të qafës. Masazhojeni butësisht me levizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Lierac Lift Integral The Firming Day Cream-Gel: Aplikoni krem-xhelin në mëngjes në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe të qafës. Masazhojeni butësisht me levizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Kini parasysh se serumi vendoset përpara krem-xhelit, kur përdoren së bashku.
Lierac Lift Integral The Firming Day Cream-Gel, 50 ml.
Lierac Lift Integral Tenseur Serum, 15 ml.
Ingredients of Lierac Lift Integral The Firming Day Cream-Gel: AQUA / WATER / EAU. C15-19 ALKANE. GLYCERIN. PROPANEDIOL. BUTYLENE GLYCOL. AMMONIUM ACRYLOYLDIMETHYLTAURATE/VP COPOLYMER. CETYL ALCOHOL. PENTYLENE GLYCOL. ZEA MAYS (CORN) STARCH. TULIPA GESNERIANA FLOWER EXTRACT. ROSA CENTIFOLIA FLOWER EXTRACT. HYDROLYZED HYALURONIC ACID. SODIUM HYALURONATE. ADENOSINE. XYLITYLGLUCOSIDE. CARBOMER. ANHYDROXYLITOL. CAESALPINIA SPINOSA FRUIT EXTRACT. ETHYLHEXYLGLYCERIN. PARFUM / FRAGRANCE. XANTHAN GUM. SODIUM BENZOATE. SODIUM STEAROYL GLUTAMATE. XYLITOL. SODIUM PHYTATE. KAPPAPHYCUS ALVAREZII EXTRACT. MALTODEXTRIN. LECITHIN. TOCOPHEROL. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL. SODIUM HYDROXIDE. BENZYL ALCOHOL. LINALOOL. LINALYL ACETATE. ROSE FLOWER OIL/EXTRACT. PINENE.
Ingredients of Lierac Lift Integral Tenseur Serum: AQUA / WATER / EAU. COCO-CAPRYLATE/CAPRATE. GLYCERIN. BUTYLENE GLYCOL. XANTHAN GUM. XYLITYLGLUCOSIDE. CETYL ALCOHOL. GLYCERYL STEARATE. SODIUM STEAROYL GLUTAMATE. ANHYDROXYLITOL. CAESALPINIA SPINOSA FRUIT EXTRACT. PARFUM / FRAGRANCE. CITRIC ACID. ETHYLHEXYLGLYCERIN. SODIUM BENZOATE. SODIUM POLYACRYLATE. XYLITOL. HYDROLYZED HYALURONIC ACID. SODIUM PHYTATE. KAPPAPHYCUS ALVAREZII EXTRACT. MALTODEXTRIN. LECITHIN. TOCOPHEROL. ADENOSINE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL. BENZYL ALCOHOL. LINALOOL. LINALYL ACETATE. TULIPA GESNERIANA FLOWER EXTRACT. ROSA CENTIFOLIA FLOWER EXTRACT. ROSE FLOWER OIL/EXTRACT. PINENE.