Now Melatonin 3mg, 60 VCaps
Suplementi Now Melatonin 3 mg ka një formulë të pasur.
Melatonina është një kapës i fuqishëm i radikaleve të lira, që prodhohet natyrshëm në gjendrën pineale dhe gjendet në sasi të larta në traktin tretës. Ajo luan rol të rëndësishëm në shumë funksione biologjike të trupit, trurit dhe gjendrave, duke përfshirë rregullimin e cikleve normale të gjumit dhe zgjimit, mbështetjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e shëndetit të mukozës gastrointestinale.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Siguron kapjen e radikaleve të lira.
- Siguron mbështetje për sistemin tretës.
- Përmirëson cilësinë e gjumit.
- Mbështet sistemin imunitar, pasi melatonina kontribuon në funksionimin normal të sistemit mbrojtës të organizmit.
- Vepron si antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Formulë vegjetariane dhe e pastër e përshtatshme për persona me dieta bimore dhe pa përbërës shtazorë.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë përpara gjumit, duke e shoqëruar me ujë.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Melatonin |
3 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Miell orizi dhe hipromelozë (kapsulë celuloze).
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, misër, qumësht, vezë, peshk, butakë ose arra.
Prodhuar në një fabrikë me standarde GMP, e cila përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këta alergjenë.