SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Ashwagandha 500mg x 60 Gummies

Suplement natyral me shije të këndshme tropikale, i bazuar në ekstraktet e rrënjës së Withania somnifera dhe i formuluar për të mbështetur përgjigjen e trupit ndaj stresit, për të ndihmuar në relaksim dhe për të kontribuar në mirëqenien mendore dhe fizike të përditshme.
In stock
SKU
NatureTruth58
3 000 Lekë

Çdo dozë e karameleve të përtypshme të suplementit Nature’s Truth Ashwagandha ofron rrënjë Ashwagandha në një dozë prej 500 mg, e nxjerrë nga rrënja e bimës Withania somnifera.

Ky suplement vjen në formën e gummies/ karamele të përtypshme me shije tropikale, të cilat e bëjnë marrjen e këtij suplementi lehtësisht të pranueshëm.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  1. Rrënja e Ashwagandha (Withania somnifera) → Rrënja e kësaj bime tradicionale përdoret prej shekujsh në praktikat e mirëqenies për efektet e saj adaptogjene. Adaptogjenët ndihmojnë trupin të përballojë stresin fizik dhe emocional, duke mbështetur ekuilibrin hormonal dhe përgjigjen normale ndaj stresit. 

Për më tepër, rrënja e Ashwagandhës kontribuon në: 

  1. Relaksim dhe qetësi mendore. 
  2. Përmirëson energjinë fizike dhe qëndrueshmërinë gjatë ditës. 
  3. Mbështet sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
  4. E pasur me komponime biologjikisht aktive, të njohura për efektet e tyre antioksiduese dhe mbrojtëse ndaj stresit oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Suplementi ndihmon në menaxhimin e stresit dhe relaksim natyral të organizmit. 
  2. Përdorimi i rregullt mund të kontribuojë në energji më të qëndrueshme gjatë ditës dhe përqendrim më të mirë mendor. 
  3. Përbërësi bioaktiv i rrënjës së Withania somnifera kontribuon në mirëqenien fizike dhe mendore, duke ndihmuar trupin të funksionojë në mënyrë optimale. 
  4. Këto gummies janë miqësore për veganët dhe zakonisht janë pa gluten, sojë dhe GMO, duke i bërë të sigurta për shumicën e përdoruesve. 
  5. Shija tropikale dhe forma e gummies e bëjnë suplementin të këndshëm dhe të lehtë për t’u marrë çdo ditë.

Suplementi Nature’s Truth Ashwagandha 500 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 gummy/ karamele të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Vegan Gummies/ Karamele të përtypshme vegane.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Calories 

5  

Total Carbohydrate

2 g 1%

Total Sugars

2 g *

Includes 2 g Added Sugars

  4%

Ashwagandha Root Extract (Withania somnifera) (a 30:1 extract, equivalent to 500 mg of Ashwagandha Root)

16.67 mg *

Other Ingredients; Glucose Syrup, Sugar, Pectin, Citric Acid, Natural Flavors, Sodium Citrate, Vitamin E (d-Alpha Tocopheryl Acetate), Natural Palm Leaf Glaze, Palm Oil, Black Carrot Juice Concentrate Color, Stevia Extract (Stevioside).

Back to Top