Nature’s Truth Ashwagandha Root 920mg x 90 Quick Release Capsules
Çdo dozë e kapsulave me çlirim të shpejtë e suplementit Nature’s Truth Ashwagandha Root ofron rrënjë Ashwagandha në një dozë prej 920 mg, e nxjerrë nga rrënja e bimës Withania somnifera.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Rrënja e Ashwagandha (Withania somnifera) → Rrënja e kësaj bime tradicionale përdoret prej shekujsh në praktikat e mirëqenies për efektet e saj adaptogjene. Adaptogjenët ndihmojnë trupin të përballojë stresin fizik dhe emocional, duke mbështetur ekuilibrin hormonal dhe përgjigjen normale ndaj stresit.
Për më tepër, rrënja e Ashwagandhës kontribuon në:
- Relaksim dhe qetësi mendore.
- Përmirëson energjinë fizike dhe qëndrueshmërinë gjatë ditës.
- Mbështet sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
- E pasur me komponime biologjikisht aktive, të njohura për efektet e tyre antioksiduese dhe mbrojtëse ndaj stresit oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Suplementi ndihmon në menaxhimi natyral i stresit.
- Kontribuon në përmirësimin e energjisë dhe qëndrueshmërisë gjatë ditës, pa shkaktuar nervozizëm.
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe mbështet sistemin imunitar.
- Përdorimi i rregullt mund të ndihmojë në një gjumë më të qetë dhe një ndjesi relaksi gjatë ditës.
- Suplementi vjen në formën e kapsulave me çlirim të shpejtë që e bën suplementin lehtësisht të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
Suplementi Nature’s Truth Ashwagandha Root 920mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula me çlirim të shpejtë një deri në dy herë në ditë, në varësi të nevojave tuaja personale.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve të ushqimit dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Ashwagandha Root (Withania somnifera) (from 92 mg of 10:1 extract) |
920 mg | * |
Other Ingredients; Rice Powder, Gelatin Capsule, Vegetable Magnesium Stearate.