Nature’s Truth Black Cohosh 700mg x 100 Quick Release Capsules
Suplementi Nature’s Truth Black Cohosh ofron rrënjën e Black Cohosh për çdo dozë, e nxjerrë nga Cimicifuga racemosa.
Black Cohosh (Cimicifuga racemosa) është një bimë medicinale e njohur për përdorimin tradicional në mbështetje të shëndetit hormonal të grave. Rrënja e Black Cohosh përmban komponime aktive që mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të menopauzës, përfshirë valët e nxehtësisë, ndryshimet në gjendjen emocionale dhe shqetësimet e gjumit.
Ky suplement ofron mbështetje bimore të përshtatshme për ekuilibrin hormonal, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme gjatë periudhave të ndryshimeve hormonale.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet ekuilibrin hormonal gjatë periudhave të menopauzës dhe ndryshimeve hormonale.
- Ndihmon në menaxhimin e simptomave të menopauzës, përfshirë valët e nxehtësisë dhe shqetësimet e gjumit.
- Promovon mirëqenie të përgjithshme fizike dhe emocionale tek gratë.
- Vjen në formën e një kapsule me çlirim të shpejtë dhe mundëson një përthithje dhe efikasitet maksimal.
Suplementi Nature’s Truth Black Cohosh është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë me çlirim të shpejtë (Quick Release Capsule) në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredient | Amount per Servering | % Daily Value |
|
Black Cohosh |
700 mg | * |
Other Ingredients; Rice Powder, Gelatin Capsule, Vegetable Magnesium Stearate, Silica.