SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature's Truth Easy Iron 28mg x 90 Quick Release Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve normale të hekurit në organizëm dhe për të kontribuar në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, duke mbështetur energjinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Vjen në formën e Iron Bisglycinate për përthithje më të shpejt dhe për të qenë më i butë për stomakun.

In stock
SKU
NatureTruth55
2 500 Lekë

Kapsulat me çlirim të shpejtë të suplementit Nature's Truth Easy Iron ofrojnë 28 mg hekur në formë të bisglicinatit të hekurit. Formula e suplementit është pa GMO, pa gluten, dhe nuk përmban ngjyrues, ëmbëlsues apo konservantë artificialë.

Hekuri është një mineral esencial që trupi ka nevojë çdo ditë, por nuk mund ta prodhojë vetë. Hekuri gjendet në shumë ushqime, si spinaqi, mishi i kuq dhe bishtajoret; megjithatë, mund të jetë sfiduese të arrihet marrja e rekomanduar ditore vetëm nga burimet ushqimore. Një suplement hekuri me cilësi të lartë është një mënyrë e besueshme për të përfshirë këtë mineral të rëndësishëm në rutinën tuaj të përditshme.

  • Hekuri (Iron Bisglycinate) → Ofron një formë hekuri lehtësisht të tretshme dhe të përthithshme, duke mbështetur prodhimin normal të rruazave të kuqe të gjakut dhe transportin e oksigjenit në trup. Ndihmon në metabolizmin e energjisë dhe aktivitetin normal të neurotransmetuesve, duke kontribuar në energjinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Formulimi i butë për stomakun redukton irritimin gastrointestinal, duke e bërë suplementin të përshtatshëm për përdorim ditor.

Mungesa e hekurit në organizëm

Mungesa e hekurt është një gjendje e zakonshme ku trupi nuk ka sasinë e nevojshme të hekurtit për të prodhuar hemoglobinë, proteina e rruazave të kuqe që transporton oksigjenin. Kjo mund të çojë në lodhje, dobësi, të ftohtë, marramendje dhe rënie të performancës fizike dhe mendore. Në rastet më të rënda, mungesa e hekurtit mund të shkaktojë anemi ferrideficitare, e cila kërkon trajtim të specializuar dhe suplementim të hekurtit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, të cilat janë thelbësore për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin. 
  2. Ndihmon në ruajtjen e metabolizmit të energjisë dhe aktivitetit të neurotransmetuesve. 
  3. Mbështet shëndetin metabolik dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit. 
  4. Hekuri në këtë suplement vjen në formën e bisglicinatit te hekurit, e cila është lehtësisht më e absorbueshme dhe më e butë për stomakun. 
  5. Suplementi vjen në formën e kapsulave me çlirim të shpejtë, që e bëjnë të lehtë dhe praktik marrjen e suplementit. 
  6. Mund të përdoret nga të gjithë individët mbi moshën 18 vjeç.

Suplementi Nature's Truth Easy Iron 28mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni një kapsulë me çlirim të shpejtë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. 

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Quick Release Capsules/ Kapsula me çlirim të shpejtë.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Iron (as Ferrous Bisglycinate Amino Acid Chelate)

28 mg 156 %

Other Ingredients; Rice Powder, Gelatin Capsule, Vegetable Magnesium Stearate, Silica.

Back to Top