Nature's Truth Ferrous Sulfate Iron 65mg x 120 Tablets
Tabletat e suplementit Nature’s Truth Ferrous Sulfate Iron ofrojnë 65 mg hekur në formë të sulfatit të hekurit për të mbështetur prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Çdo tabletë ofron 65 mg hekur elementar, që korrespondon me 325 mg sulfat hekuri. Një tabletë, miqësore gjithashtu edhe për veganët është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat ditore të organizmit për hekur.
Hekuri është një mineral esencial që trupi ka nevojë çdo ditë, por nuk mund ta prodhojë vetë. Hekuri gjendet në shumë ushqime, si spinaqi, mishi i kuq dhe bishtajoret; megjithatë, mund të jetë sfiduese të arrihet marrja e rekomanduar ditore vetëm nga burimet ushqimore. Një suplement hekuri me cilësi të lartë është një mënyrë e besueshme për të përfshirë këtë mineral të rëndësishëm në rutinën tuaj të përditshme.
- Hekuri (Ferrous Sulfate) → Mbështet prodhimin normal të rruazave të kuqe të gjakut duke kontribuar në transportin e oksigjenit në trup dhe duke ndihmuar në parandalimin e anemisë. Luan një rol kyç në metabolizmin e energjisë, duke mbështetur prodhimin e energjisë në qelizat trupore dhe qëndrueshmërinë fizike gjatë aktivitetit të përditshëm. Gjithashtu ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
Mungesa e hekurit në organizëm
Mungesa e hekurt është një gjendje e zakonshme ku trupi nuk ka sasinë e nevojshme të hekurtit për të prodhuar hemoglobinë, proteina e rruazave të kuqe që transporton oksigjenin. Kjo mund të çojë në lodhje, dobësi, të ftohtë, marramendje dhe rënie të performancës fizike dhe mendore. Në rastet më të rënda, mungesa e hekurtit mund të shkaktojë anemi ferrideficitare, e cila kërkon trajtim të specializuar dhe suplementim të hekurtit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, të cilat janë thelbësore për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.
- Ndihmon në ruajtjen e metabolizmit të energjisë dhe aktivitetit të neurotransmetuesve.
- Mbështet shëndetin metabolik dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
- Suplementi vjen në formën e tabletave, që e bëjnë marrjen e këtij suplementi të lehtë dhe praktik.
- Suplementi është i përshtatshëm të përdoret edhe nga veganët.
Suplementi Nature's Truth Ferrous Sulfate Iron 65 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni një tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Iron (as Ferrous Sulfate) |
65 mg | 361 % |
Other Ingredients; Cellulose (Plant Origin), Sorbitol, Crospovidone, Croscarmellose, Vegetable Stearic Acid, Vegetable Magnesium Stearate, Silica, Cellulose Coating, Calcium Carbonate.