Nature's Truth Iron with B-Vitamins and Zinc x 60 Gummies
Çdo dozë e suplementit Nature's Truth Iron with B-Vitamins and Zinc siguron 18 mg hekur, së bashku me vitamina B (përfshirë B-3, B-5, B-6, B-9 dhe B-12) dhe zinc për mbështetje shtesë.
Këto gummies/ karamele të përtypshme kanë një shije të shijshme rrushi që e bëjnë marrjen e këtij suplementi lehtësisht të pranueshëm nga të gjithë.
Hekuri është një mineral esencial që trupi ka nevojë çdo ditë, por nuk mund ta prodhojë vetë. Hekuri gjendet në shumë ushqime, si spinaqi, mishi i kuq dhe bishtajoret; megjithatë, mund të jetë sfiduese të arrihet marrja e rekomanduar ditore vetëm nga burimet ushqimore. Një suplement hekuri me cilësi të lartë është një mënyrë e besueshme për të përfshirë këtë mineral të rëndësishëm në rutinën tuaj të përditshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Hekuri (Ferrous Fumarate) → Hekuri është një mineral esencial që mbështet prodhimin normal të rruazave të kuqe të gjakut dhe transportin e oksigjenit në trup. Ai ndihmon gjithashtu në metabolizmin e energjisë dhe në mirëqenien e përgjithshme, duke kontribuar në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë.
- Vitaminat B (B3, B5, B6, B9 dhe B12) → Këto vitamina luajnë një rol kyç në metabolizmin e energjisë, duke ndihmuar trupin të shndërrojë karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat në energji të përdorshme. Gjithashtu mbështesin funksionimin normal të sistemit nervor dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
- Zinku → Zinku është një mineral thelbësor që ndihmon në mbështetjen e funksionit normal të sistemit imunitar, metabolizmit të rregullt dhe shëndetit të lëkurës. Ai kontribuon gjithashtu në mirëqenien e përgjithshme dhe në aktivitetin normal enzimatik në trup.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kombinimi i hekurtit dhe vitaminave B ndihmon trupin të shndërrojë ushqimin në energji, duke reduktuar lodhjen dhe duke ju ndihmuar të qëndroni aktivë gjatë gjithë ditës.
- Ndihmon në mbrojtjen e trupit nga faktorët e jashtëm, duke mbështetur përgjigjen normale imunitare dhe shëndetin e përgjithshëm.
- Mundëson formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
- Mbështet shëndetin e sistemit nervor, për koncentrim më të mirë dhe aktivitet mental të qëndrueshëm.
- Kombinimi i këtyre përbërësve ndihmon në energji, imunitet, metabolizëm dhe shëndet të qelizave, duke kontribuar në një mirëqenie të plotë dhe të ekuilibruar.
- Suplementi vjen në formën e karameleve të përtypshme me shije rrushi, duke e bërë këtë suplement lehtësisht të pranueshëm nga të gjithë.
Suplementi Nature's Truth Iron with B-Vitamins and Zinc është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 3 gummies/karamele të përtypshem në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Calories |
25 | |
|
Total Carbohydrate |
6 g | 2% |
|
Total Sugars |
5 g | * |
|
Includes 5 g Added Sugars |
10% | |
|
Niacin (as Niacinamide) (Vitamin B-3) |
16 mg | 100% |
|
Vitamin B-6 (as Pyridoxine Hydrochloride) |
1.7 mg | 100% |
|
Folate (Vitamin B-9) |
417 mcg DFE (250 mcg Folic Acid) | 104% |
|
Vitamin B-12 (as Cyanocobalamin) |
2.4 mcg | 100% |
|
Pantothenic Acid (as d-Calcium Pantothenate) (vitamin B-5) |
5 mg | 100% |
|
Iron (as Ferrous Fumarate) |
18 mg | 100% |
|
Zinc (as Zinc Citrate) |
1.5 mg | 14% |
Other Ingredients; Sugar, glucose syrup, pectin, apple juice concentrate, citric acid, sodium citrate, natural flavors, anthocyanins color, natural palm leaf glaze, palm oil.