SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Kids Probiotic-14 3 Billion CFU x 30 Chewable Tablets

Suplement probiotik për fëmijë që përmban 14 shtame bakteriale të dobishme dhe 3 miliard kultura aktive (CFU) për porcion, i formuluar për të mbështetur ekuilibrin e florës intestinale dhe funksionin normal të sistemit tretës dhe imunitar.
In stock
SKU
NatureTruth62
2 500 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Kids Probiotic-14 3 Billion CFU përmban 14 shtame bakteriale të dobishme dhe 3 miliard kultura aktive (CFU) për çdo dozë. Ky suplement është në formën e tabletave të përtypshme me shije të futave të pyllit, që e bën të jetë lehtësisht I pranueshëm nga çdo fëmijë.

Probiotikët janë baktere të dobishme që gjenden natyrshëm në organizëm. Ato janë të pranishme edhe në disa ushqime dhe pije si kosi, tempeh, kombucha dhe kefiri, por ka prindër që preferojnë një nivel më të lartë të këtyre probiotikëve, prandaj marrja e një suplementi me cilësi të lartë përmirëson gjendjen.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Probiotikët (14 shtame bakteriale të dobishme)-> Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që, kur merren në sasi të përshtatshme, kontribuojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës intestinale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e funksionit normal të tretjes dhe luajnë rol në ruajtjen e një mikrobiote të shëndetshme, e cila është e rëndësishme për mirëfunksionimin e përgjithshëm të sistemit gastrointestinal dhe imunitar.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e një mikrobiote të shëndetshme dhe të balancuar në traktin gastrointestinal. 
  2. Ndihmon proceset natyrale të tretjes dhe mirëfunksionimin e zorrëve. 
  3. Furnizim me 14 shtame probiotike të dobishme, sepse ofron diversitet mikrobiologjik për mbështetje më të gjerë të florës intestinale. 
  4. Siguron një dozë të standardizuar të kulturave aktive të dobishme për konsum ditor. 
  5. Suplementi vjen në formën e tabletave të përtypshme me shije frutash pylli, të lehta për t’u konsumuar dhe lehtësisht të pranueshme nga fëmijët.

Suplementi Nature’s Truth Kids Probiotic-14 3 Billion CFU është një suplement i përshtatshëm të përdoret vetëm nga fëmijët mbi moshën 4 vjeç.

Rekomandohet që fëmijët mbi moshën 4 vjeçare të marrin 1 tabletë të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Këshillohet që përpara se të nisni përdorimin e suplementit tek fëmija juaj të konsultoheni me mjekun pediatër.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Chewable Tablets/ Tableta të përtypshme.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Just 4 Kidz Probiotic Blend
(which contains 3 Billion Active Cultures)
Lactobacillus plantarum, Lactobacillus paracasei, Lactobacillus rhamnosus GG, Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus casei, Lactobacillus salivarius, Streptococcus thermophilus, Bifidobacterium animalis subsp. lactis, Lactobacillus brevis, Lactobacillus gasseri, Bifidobacterium breve, Bifidobacterium bifidum, Bifidobacterium longum, Lactobacillus delbrueckii subsp. bulgaricus

 

 

 

 

8.5 mg 

 

 

 

 

*

Other Ingredients; Fructose, Sorbitol, Cellulose (Plant Origin), Mannitol, Xylitol, Vegetable Stearic Acid, Citric Acid, Ascorbic Acid, Natural Flavor, Vegetable Magnesium Stearate, Maltodextrin, Silica, Cellulase. 

Back to Top