SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Krill Oil 2000mg x 60 Quick Release Softgels

Suplement ushqimor me vaj krilli antarktik, i pasur me acide yndyrore Omega 3 (EPA dhe DHA), fosfolipide dhe astaxanthin natyrale, i formuluar për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, funksionin normal të trurit dhe për të mbështetur përgjigjet normale inflamatore në trup.
In stock
SKU
NatureTruth49
3 000 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Krill Oil 2000 mg ka në total një dozë prej 2000 mg vaj peshku, nga të cilat një pjesë janë acide yndyrore Omega-3, të cilat përbëhen kryesisht nga EPA dhe DHA, përkatësisht 80 mg EPA dhe 40 mg DHA. Çdo dozë përmban gjithashtu astaxanthin për mbështetje shtesë.

Vaji i krillit nxirret nga Krilli i Antarktidës, të cilët janë krustace të vegjël që ushqehen nga balenat, pinguinët dhe kafshët e tjera detare. Vaji i krillit është një burim i fuqishëm i EPA dhe DHA, acideve yndyrore esenciale Omega 3, të njohura për vetitë e tyre të shumta për shëndetin.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • EPA (Eicosapentaenoic Acid) –> Një acid yndyror Omega 3 që ndihmon në mbështetjen e sistemit kardiovaskular dhe balancimin e përgjigjeve normale inflamatorë në trup. 
  • DHA (Docosahexaenoic Acid) –> Një acid yndyror Omega 3 i domosdoshëm për mbështetjen e funksionit normal të trurit dhe shikimit, si dhe për mirëqenien e përgjithshme neurologjike.
  • Astaxanthin –> Një antioksidant natyral që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresit oksidativ dhe kontribuon në stabilitetin e acideve yndyrore Omega 3 brenda suplementit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin kardiovaskular dhe ndihmon në funksionin normal të zemrës dhe qarkullimin e gjakut. 
  2. Mbron funksionin normal të trurit, duke kontribuar në mirëqenien neurologjike dhe duke mbështetur kujtesën dhe funksionin mendor. 
  3. Ndihmon në balancimin e përgjigjeve fiziologjike inflamatore. 
  4. Ofron mbrojtje qelizore kundër stresit oksidativ dhe ndihmon në ruajtjen e integritetit të Omega 3. 
  5. Formulë lehtësisht e tretshme, sepse fosfolipidet e pranishme në vajin e krillit e bëjnë këtë suplement më të absorueshëm sesa vajrat e zakonshëm të peshkut. 
  6. Ofron një dozë të qëndrueshme dhe të kontrolluar të EPA dhe DHA, për përdorim të përditshëm.

Suplementi Nature’s Truth Krill Oil 2000 mg është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula të buta xhelatinoze me çlirim të shpejtë në ditë, preferueshëm në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshillohet që marrja e këtij suplementit të bëhet pas vakteve ushqimore dhe kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Quick Release Softgels/ Kapsula të buta xhelatinoze me çlirim të shpejtë.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Calories

10  

Total Fat

1 g <1%

Saturated Fat

1 g 5%**

Krill Oil
Omega-3 Complex
EPA (Eicosapentaenoic Acid)DHA (Docosahexaenoic Acid)
Other Fatty Acids
Astaxanthin

2,000 mg (2 g)
180 mg
80 mg
40 mg
60 mg
600 mcg
*
*
*
*
*
*

Other Ingredients; Gelatin, Vegetable Glycerin.

Contains shellfish (krill) ingredients.

Back to Top