SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Magnesium Complex 300mg x 60 Capsules

Suplement ushqimor me formulë të avancuar që kombinon 10 forma të ndryshme të magnezit në një formulë të vetme vegane, duke kontribuar në mbështetjen e funksionit normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik në organizëm.
In stock
SKU
NatureTruth32
3 000 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Magnesium Complex ofron 10 lloje të magnezit në një formulë unike vegane.

Çdo dozë siguron 300 mg magnez në formën e Magnesium Glycinate, Magnesium Oxide, Magnesium Gluconate, Magnesium Orotate, Magnesium Taurinate, Magnesium Citrate, Magnesium Ascorbate, Magnesium Aspartate, Magnesium Carbonate dhe Magnesium Malate.

  • Magnesium Glycinate – shumë i mirë për absorbim dhe i butë për stomakun. 
  • Magnesium Oxide – përmban sasi të larta minerale dhe mbështet balancën elektrolitike. 
  • Magnesium Citrate – ndihmon tretjen dhe funksionin e muskujve. 
  • Magnesium Malate – kontribuon në prodhimin e energjisë dhe zvogëlon lodhjen. 
  • Të tjerat (gluconate, orotate, taurinate, ascorbate, aspartate, carbonate) – ofrojnë përfitime të ndryshme për zemrën, sistemin nervor, imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm. 

Kombinimi i këtyre formave siguron që organizmi të përfitojë maksimalisht nga magnezi në çdo aspekt: përthithje më e mirë, efekt më i plotë dhe mbështetje e shumëfishtë për muskujt, nervat, energjinë dhe shëndetin e kockave. 

Magnezi është një mineral thelbësor për organizmin, i përfshirë në më shumë se 300 reaksione enzimatike që mbështesin funksionin normal të muskujve dhe sistemit nervor, shëndetin e kockave, prodhimin e energjisë dhe balancën elektrolitike. Ky kombinim kompleks që suplementi ka mbështet relaksimin e muskujve, redukton lodhjen, përmirëson cilësinë e gjumit dhe siguron një suplement të plotë minerale për mirëqenien e përgjithshme.

Mungesa e magnezit në organizëm

Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje, dobësi dhe mungesë energjie për shkak të rolit të tij në metabolizmin e energjisë dhe funksionimin enzimatik. Sistemi nervor dhe muskujt mund të preken, duke shkaktuar spazma, kontraktime të padëshiruara të muskujve, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Gjithashtu mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, duke shkaktuar aritmi, dhe në shëndetin e kockave, duke kontribuar në reduktimin e densitetit kockor nëse mungesa vazhdon për një periudhë të gjatë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionin normal të muskujve dhe mund të ndihmojë në krampet e përkohshme të këmbëve ose dobësinë muskulore. 
  2. Mbështet aparatin tretës dhe mund të ndihmojë me probleme të zakonshme si fryrja ose kapsllëku. 
  3. Synon të ofrojë një shtysë natyrale për energji, humor dhe funksionin e trurit duke plotësuar nevojat ditore për minerale. 
  4. Suplementi përmban një shumëllojshmëri të formave të magnezit, që mundësojnë marrjen e një suplementi të vetëm dhe kryerjen e funksioneve të shumta në organizëm.

Suplementi Nature’s Truth Magnesium Complex 300 mg është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshillohet që marrja e këtij suplementit të bëhet pas vaktit ushqimor dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Magnesium (as Magnesium Glycinate, Magnesium Oxide, Magnesium Gluconate, Magnesium Orotate, Magnesium Taurinate, Magnesium Citrate, Magnesium Ascorbate, Magnesium Aspartate, Magnesium Carbonate, Magnesium Malate) 

300 mg 71 %

Other Ingredients; Vegan Capsule, Rice Powder, Vegetable Magnesium Stearate, Silica.

Back to Top