SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Magnesium Glycinate 200mg x 60 Gummies

Suplement ushqimor i shijshëm, i formuluar me glicinat magnezi të biodisponueshëm për të mbështetur funksionin normal të muskujve dhe sistemit nervor, reduktimin e lodhjes dhe mirëqenien e përgjithshme, duke ofruar një mënyrë praktike për të plotësuar nevojat ditore të organizmit me magnez.
In stock
SKU
NatureTruth35
2 900 Lekë

Çdo dozë e karameleve të përtypshme (gummy) të suplementit Nature’s Truth Magnesium Glycinate siguron 100 mg magnez në formën shumë të përthithshme të Glicinatit të Magnezit. Këto gummies kanë shijë të kënshme të rrushit të thartë, që e bën marrjen e këtij suplementi më të thjeshtë.

Glicinati i Magnezit është një formë shumë e përthithshme e magnezit, një mineral thelbësor që trupi ka nevojë, por nuk mund ta prodhojë vetë. Ndërsa mund të gjendet në disa ushqime si drithërat e plota dhe perimet me gjethe të gjelbërta, një suplement cilësor mund të ndihmojë në përmbushjen e nevojës ditore për këtë mineral të rëndësishëm.

  • Magnesium Glycinate-> Formë e magnezit me përthithje të lartë dhe e butë për sistemin tretës. Ky mineral thelbësor mbështet funksionimin normal të muskujve dhe nervave, relaksimin e muskujve, shëndetin e kockave, metabolizmin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Mungesa e magnezit në organizëm 

Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje, dobësi dhe mungesë energjie për shkak të rolit të tij në metabolizmin e energjisë dhe funksionimin enzimatik. Sistemi nervor dhe muskujt mund të preken, duke shkaktuar spazma, kontraktime të padëshiruara të muskujve, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Gjithashtu mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, duke shkaktuar aritmi, dhe në shëndetin e kockave, duke kontribuar në reduktimin e densitetit kockor nëse mungesa vazhdon për një periudhë të gjatë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në relaksimin e muskujve dhe qetësimin e sistemit nervor pas një dite të ngarkuar. 
  2. Përthithja e lartë e magnezit kontribuon në cikle të shëndetshme të gjumit dhe një pushim më të mirë gjatë natës.
  3. Mbështet prodhimin e energjisë qelizore, duke reduktuar lodhjen dhe duke rritur vitalitetin e përditshëm.
  4. Ndihmon në shëndetin e muskujve, sistemin nervor dhe funksionin e përgjithshëm të trupit, duke kontribuar në një ekuilibër të plotë të mineralit thelbësor. 
  5. Forma e gummies-ve me shije rrushi të thartë e bën suplementimin të këndshëm dhe të lehtë, pa nevojën për të gëlltitur tableta.

Suplementi Nature’s Truth Magnesium Glycinate 200 mg është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 karamele të përtypshme/gummies në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit të ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. 

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Gummies/ Karamele të përtypshme.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Calories

25  

Total Carbohydrate

6 g 2 %

Total Sugars

4 g *

Includes 3 g Added Sugars

  8 %

Magnesium (as Magnesium Glycinate)

22 mg 5 %

Other Ingredients; Sugar, glucose syrup, citric acid, pectin, natural flavors, sodium citrate, fruit and vegetable juice color.

Back to Top