Nature’s Truth Magnesium Glycinate 250mg x 60 Quick Release Softgels
Çdo dozë e softxhelëve me çlirim të shpejtë të suplementit Nature’s Truth Magnesium Glycinate siguron 250 mg të magnezit, në formën e magnez glicinatit.
Magnesium Glycinate është një formë shumë e përthithshme e magnezit, një mineral thelbësor që trupi ka nevojë, por nuk mund ta prodhojë vetë. Ndërsa mund të gjendet në disa ushqime si drithërat e plota dhe perimet me gjethe të gjelbërta, një suplement cilësor mund të ndihmojë në përmbushjen e nevojës ditore për këtë mineral të rëndësishëm.
- Magnesium Glycinate-> Formë e magnezit me përthithje të lartë dhe e butë për sistemin tretës. Ky mineral thelbësor mbështet funksionimin normal të muskujve dhe nervave, relaksimin e muskujve, shëndetin e kockave, metabolizmin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme.
Mungesa e magnezit në organizëm
Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje, dobësi dhe mungesë energjie për shkak të rolit të tij në metabolizmin e energjisë dhe funksionimin enzimatik. Sistemi nervor dhe muskujt mund të preken, duke shkaktuar spazma, kontraktime të padëshiruara të muskujve, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Gjithashtu mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, duke shkaktuar aritmi, dhe në shëndetin e kockave, duke kontribuar në reduktimin e densitetit kockor nëse mungesa vazhdon për një periudhë të gjatë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Suplementi ka një përthithje maksimale, sepse forma glicinat përthithet më lehtë nga organizmi, duke siguruar përfitim maksimal nga çdo dozë.
- Suplement i butë për stomakun, sepse ndryshe nga citrati i magnezit ose oksidi i magnezit, kjo formë ka efekt më të ulët laksativ dhe ka më pak gjasa të shkaktojë shqetësime tretëse.
- Përdoret shpesh për të ndihmuar relaksimin e muskujve, përmirësimin e cilësisë së gjumit, menaxhimin e stresit dhe shëndetin e kockave.
- Vjen në formën e kapsulave të buta me çlirim të shpejtë, e cila e bën shumë të lehtë dhe praktik marrjen e këtij suplementi në përditshmëri.
Suplementi Nature’s Truth Magnesium Glycinate 250 mg është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula të buta me çlirim të shpejtë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Këshillohet që marrja e këtij suplementit të bëhet pas vaktit ushqimor dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Calories |
20 | |
|
Total Fat |
2 g | 3 % |
|
Magnesium (as Magnesium Glycinate) |
250 mg | 60 % |
Other Ingredients; Rice Bran Oil, Gelatin, Vegetable Glycerin, Sunflower Lecithin, Caramel Color, Calcium Carbonate.