Nature’s Truth Magnesium Glycinate 250mg x 60 Softgels
Çdo dozë e kapsulave të suplementit Nature’s Truth Magnesium Glycinate ofron 250 mg të këtij minerali të rëndësishëm (si Magnesium Glycinate).
Magnesium Glycinate është një formë shumë e përthithshme e magnezit, një mineral thelbësor që trupi ka nevojë, por nuk mund ta prodhojë vetë. Ndërsa mund të gjendet në disa ushqime si drithërat e plota dhe perimet me gjethe të gjelbërta, një suplement cilësor mund të ndihmojë në përmbushjen e nevojës ditore për këtë mineral të rëndësishëm.
- Magnesium Glycinate-> Formë e magnezit me përthithje të lartë dhe e butë për sistemin tretës. Ky mineral thelbësor mbështet funksionimin normal të muskujve dhe nervave, relaksimin e muskujve, shëndetin e kockave, metabolizmin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme. Forma e kelatuar (e lidhur me glicinën) rrit biodisponibilitetin dhe zvogëlon shqetësimet e mundshme të tretjes krahasuar me format standarde të magnezit.
Mungesa e magnezit në organizëm
Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje, dobësi dhe mungesë energjie për shkak të rolit të tij në metabolizmin e energjisë dhe funksionimin enzimatik. Sistemi nervor dhe muskujt mund të preken, duke shkaktuar spazma, kontraktime të padëshiruara të muskujve, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Gjithashtu mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, duke shkaktuar aritmi, dhe në shëndetin e kockave, duke kontribuar në reduktimin e densitetit kockor nëse mungesa vazhdon për një periudhë të gjatë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet relaksimin e muskujve, falë pranisë së magnezit i cili ndihmon në reduktimin e tensionit muskulor dhe kontraktimeve të padëshiruara.
- Mbështet densitetin dhe fortësinë e kockave.
- Ndihmon në funksionimin normal të nervave dhe transmetimin e sinjaleve nervore.
- Ndihmon në konvertimin e ushqimit në energji qelizore, duke reduktuar lodhjen dhe ndjesinë e dobësisë muskulore.
- Forma glicinat ka biodisponibilitet të lartë dhe është më e butë për stomakun krahasuar me format standarde të magnezit si magnezi oksid.
- Ky suplement mund të përdoret kundër dhimbjes së kokës, kundër stresit, në rastin e dhimbjes së kockave apo ngërceve muskulare.
- Kapsula xhelatinoze me çlirim të shpejtë dhe të lehta për t’u gëlltitur ofrojnë një mënyrë praktike për të marrë sasinë e rekomanduar ditore të magnezit.
Suplementi Nature’s Truth Magnesium Glycinate 250 mg është suplement i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula me çlirim të shpejtë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Calories |
20 | |
|
Total Fat |
2 g | 3 % |
|
Magnesium (as Magnesium Glycinate) |
250 mg | 60 % |
Other Ingredients; Magnesium, Rice Bran Oil, Gelatin, Vegetable Glycerin, Sunflower Lecithin, Caramel Color, Calcium Carbonate.