Nature’s Truth Magnesium Glycinate Powder, 170g
Suplementi Nature’s Truth Magnesium Glycinate Powder ofron 250 mg magnez në formë glicinat për çdo dozë. Ky pluhur vegan përzihet lehtësisht me lëng ose ujë dhe ka shije të freskët limoni dhe është një alternativë e shkëlqyer për ata që nuk preferojnë ose kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave.
Magnesium Glycinate (Glicinati i magnezit) është një formë shumë e përthithshme e magnezit, një mineral thelbësor që trupi ka nevojë, por nuk mund ta prodhojë vetë. Edhe pse mund të gjendet në disa ushqime si drithërat e plota dhe perimet me gjethe të gjelbërta, një suplement cilësor mund të ndihmojë në përmbushjen e nevojës ditore për këtë mineral të rëndësishëm.
- Magnesium Glycinate-> Formë e magnezit me përthithje të lartë dhe e butë për sistemin tretës. Ky mineral thelbësor mbështet funksionimin normal të muskujve dhe nervave, relaksimin e muskujve, shëndetin e kockave, metabolizmin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme.
Mungesa e magnezit në organizëm
Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje, dobësi dhe mungesë energjie për shkak të rolit të tij në metabolizmin e energjisë dhe funksionimin enzimatik. Sistemi nervor dhe muskujt mund të preken, duke shkaktuar spazma, kontraktime të padëshiruara të muskujve, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Gjithashtu mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, duke shkaktuar aritmi, dhe në shëndetin e kockave, duke kontribuar në reduktimin e densitetit kockor nëse mungesa vazhdon për një periudhë të gjatë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin normal të muskujve dhe nervave, duke kontribuar në aktivitetin e shëndetshëm të sistemit nervor.
- Ndihmon në mbajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe balancën normale elektrolitike.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe ndihmon për rritjen e energjisë dhe mirëqenies së përgjithshme.
- Magnezi vjen në formën e glicinatit të magnezit, i cili përthithet lehtësisht nga organizmi dhe jep një efikasitet maksimal.
- Suplementi vjen në formë pluhuri, i cili përzihet me ujë ose lëng, duke ofruar një alternativë të përshtatshme për ata që nuk preferojnë të gëlltisin tableta.
- Ka shije të freskët limoni që e bën më të lehtë marrjen e këtij suplementi.
Suplementi Nature’s Truth Magnesium Glycinate Powder është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Ky suplement duhet të holluar në një lëng përpara përdorimit.
Përzieni mirë afërsisht një lugë çaji (4,5 g) pluhur me të paktën 180–240 ml (6–8 oz.) lëng ose ujë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet një herë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Magnesium (as Magnesium Glycinate) |
250 mg | 60 % |
Other Ingredients; Citric Acid, Natural Flavor, Silica, Organic Stevia Extract (Rebaudioside A).