SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Magnesium Glycinate with Ashwagandha x 60 Capsules

Suplement ushqimor, i cili ofron një kombinim të fuqishëm të magnezit të lehtë për t’u përthithur dhe ekstraktit të Ashwagandhës, duke mbështetur relaksimin e muskujve, shëndetin e zemrës, metabolizmin e energjisë dhe reduktimin e stresit, për një mënyrë të sigurt dhe efektive për të përmirësuar mirëqenien tuaj të përgjithshme.
In stock
SKU
NatureTruth28
2 900 Lekë

Kapsulat e suplementit Nature’s Truth Magnesium Glycinate with Ashwagandha ofrojnë 150 mg magnez glicinat dhe 1500 mg rrënjën e Ashwagandhës për çdo dozë.

  • Magnesium Glycinate-> Magnezi glicinat është një formë me absorbim të lartë e magnezit, e butë për sistemin tretës. Ky mineral thelbësor mbështet relaksimin e muskujve, funksionimin normal të nervave, shëndetin e zemrës, metabolizmin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme. Forma e kelatuar rrit biodisponibilitetin dhe zvogëlon shqetësimet e tretjes krahasuar me format standarde të magnezit.
  • Ashwagandha (Withania somnifera)-> Bimë tradicionale përdorur në mjekësinë ayurvedike për të reduktuar stresin dhe ankthin, për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme mendore dhe fizike, dhe për të mbështetur energjinë dhe vitalitetin. Ajo kontribuon gjithashtu në balancimin e sistemit nervor dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përmirëson cilësinë e gjumit, duke reduktuar çrregullimet gjatë natës dhe qetësuar mendjen para gjumit. 
  2. Redukton ankthin, falë dy përbërësve të cilët ndihmojnë në modulimin e neurotransmetuesve si GABA, për të promovuar një ndjenjë qetësie. 
  3. Mbështet funksionimin normal të nervave dhe muskujve, duke reduktuar tensionin. 
  4. Siguron mbështetje për shëndetin e zemrës, falë pranisë së magnezit, i cili ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës dhe presionit të gjakut. 
  5. Vjen në formën e kapsulave me çlirim të shpejtë, duke e bërë të thjesht dhe praktik përdorimin edhe në përditshmëri.

Suplementi Nature’s Truth Magnesium Glycinate with Ashwagandha është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 3 kapsula vegane në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore të ditës.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Magnesium (as Magnesium Glycinate)

150 mg 36 %

Ashwagandha (Withania somnifera) (root) (from 150 mg of 10:1 extract, equivalent to 1,500 mg)

1500 mg (1.5 g) *

Other Ingredients; Vegan Capsule, Vegetable Magnesium Stearate, Silica, Rice Powder.

Back to Top