Nature’s Truth Magnesium Glycinate x 60 Quick Release Capsules
Çdo dozë e kapsulave të suplementit Nature’s Truth Magnesium Glycinate ofron 200 mg të këtij minerali të rëndësishëm, në formën e Magnezit Glicinat. Kombinimi i magnezit me glicinatin bëhet për të përmirësuar përthithjen dhe shpërndarjen në organizëm brenda një kohe më të shkurtër.
Magnezi Glicinat është një formë e magnezit me përthithje të lartë, një mineral thelbësor që trupi ka nevojë, por nuk mund ta prodhojë vetë. Edhe pse magnezi mund të merret nga disa ushqime, një suplement mund të ndihmojë në plotësimin e nevojës ditore për këtë mineral të rëndësishëm.
- Magnesium Glycinate-> Formë e magnezit me përthithje të lartë dhe e butë për sistemin tretës. Ky mineral thelbësor mbështet funksionimin normal të muskujve dhe nervave, relaksimin e muskujve, shëndetin e kockave, metabolizmin e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme. Forma e chelatuar (e lidhur me glicinën) rrit biodisponibilitetin dhe zvogëlon shqetësimet e mundshme të tretjes krahasuar me format standarde të magnezit.
Mungesa e magnezit në organizëm
Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje, dobësi dhe mungesë energjie për shkak të rolit të tij në metabolizmin e energjisë dhe funksionimin enzimatik. Sistemi nervor dhe muskujt mund të preken, duke shkaktuar spazma, kontraktime të padëshiruara të muskujve, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Gjithashtu mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, duke shkaktuar aritmi, dhe në shëndetin e kockave, duke kontribuar në reduktimin e densitetit kockor nëse mungesa vazhdon për një periudhë të gjatë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson cilësinë e gjumit, redukton tensionin e muskujve dhe mbështet funksionimin e sistemit nervor.
- Ka më pak mundësi të shkaktojë shqetësime të zorrëve ose efektet lakstive që shpesh lidhen me magnez citrat ose oksid.
- Forma e chelatuar lidhet me glicinën, duke e lejuar magnezin të përthithet më efektivisht përmes traktit tretës krahasuar me format e pa kelatuara.
- Vjen në formën e kapsulave me çlirim të shpejtë, duke e bërë të thjesht dhe praktik përdorimin edhe në përditshmëri.
Suplementi Nature’s Truth Magnesium Glycinate është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula me çlirim të shpejtë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe kapsulat të gëlltiten sa me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Magnesium (as Magnesium Glycinate) |
200 mg | 48 % |
Other Ingredients; Gelatin Capsule, Vegetable Magnesium Stearate, Silica, Rice Powder.