SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Omega-3 Fish Oil 2400mg x 120 Quick Release Softgels

Suplement ushqimor me shije limoni dhe dozë të lartë, i formuluar për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, funksionin normal të trurit dhe shëndetin e nyjeve, duke siguruar acide yndyrore esenciale Omega-3 (EPA dhe DHA) në një formë të pastër dhe të lehtë për t’u përdorur.
In stock
SKU
NatureTruth50
3 500 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Omega-3 Fish Oil 2400 mg ka në total një dozë prej 2400 mg vaj peshku, nga të cilat 720 mg jane acide yndyrore Omega-3, të cilat përbëhen kryesisht nga EPA dhe DHA.

Dy acide yndyrore të rëndësishme janë Acidi Dokosaheksaenoik (DHA) dhe Acidi Eikosapentaenoik (EPA), por meqënëse doza e rekomanduar ditore nuk mund të merret dot e gjithë nëpërmjet ushqimit, atëherë marrja e një suplementi të tillë mund të zëvendësojnë mungesat që trupi mund të ketë.

  • Dokosaheksaenoik Acid(DHA) —> është një acid yndyror thelbësor që mbështet funksionin normal të trurit dhe sistemit nervor, si dhe kontribuon në shëndetin kardiovaskular dhe atë të shikimit.
  • Eikosapentaenoik Acid(EPA) —> është një acid yndyror Omega 3 që ndihmon në mbështetjen e shëndetit të zemrës dhe funksioneve normale metabolike, duke kontribuar edhe në përgjigjet e shëndetshme inflamatore në trup. 

Këto softxhels kanë aromë natyrale limoni për të reduktuar shijen e papëlqyeshme të vajit të peshkut. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin kardiovaskular dhe ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të zemrës dhe qarkullimit të shëndetshëm të gjakut. 
  2. Mbron funksionin normal të trurit, duke kontribuar në mirëfunksionimin e trurit dhe kujtesës. 
  3. Ndihmon në mbajtjen e një shëndeti të mirë të nyjeve dhe balancimin e proceseve inflamatorore. 
  4. Burim i pasur i acideve yndyrore esenciale Omega 3, sepse ofron 720 mg EPA dhe DHA për çdo dozë, për të përmbushur nevojat ditore kur konsumi i peshkut është i pamjaftueshëm. 
  5. Suplementi vjen në formë softxhel/ kapsulë e butë xhelatinoze me aromë natyrale limoni për të reduktuar shijen e peshkut dhe për një përdorim praktik në rutinën e përditshme.

Suplementi Nature’s Truth Omega-3 Fish Oil 2400 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula të buta xhelatinoze me çlirim të shpejtë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Këshillohet që marrja e këtij suplementit të bëhet pas vakteve ushqimore dhe kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Quick Release Softgels/ Kapsula të buta xhelatinoze me çlirim të shpejtë.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Calories

30  

Total Fat

2.5 g 3%

Saturated Fat

0.5 g 3%

Polyunsaturated Fat

1 g *

Monounsaturated Fat

0.5 g *

Cholesterol

10 mg 3%

Fish Oil

2,400 mg (2.4 g) *

Total Omega-3 Fatty Acids

720 mg *

EPA (Eicosapentaenoic Acid)

45-67% *

DHA (Docosahexaenoic Acid)

30-47% *

Other Ingredients; Gelatin, Vegetable Glycerin, Plant Cellulose, Methacrylic Acid-Copolymer, Natural Lemon Flavor, Talc, Triethyl Citrate, Polyethylene Glycol, Polysorbate 80. 

Contains fish (Anchovy, Mackerel, Sardine) ingredients. 

Back to Top