Nature’s Truth Prostaid Prostate Health Complex x 60 Quick Release Capsules
Suplementi Nature’s Truth Prostaid Prostate Health Complex është një kombinim bimësh i përzgjedhur për të mbështetur shëndetin e meshkujve. Ky suplement përmban ekstrakte nga Saw Palmetto, Pygeum dhe Stinging Nettle.
- Saw Palmetto (Serenoa repens) është një bimë tradicionale e përdorur për mbështetjen e shëndetit të prostatës dhe funksionit urinar tek meshkujt. Ai ndihmon në mirëmbajtjen e volumit normal të prostatës, mund të përmirësojë rrjedhjen e urinës dhe të kontribuojë në shëndetin e traktit urinar të poshtëm.
- Pygeum (Pygeum africanum) është një ekstrakt bimore që mbështet shëndetin e prostatës dhe mirëfunksionimin e sistemit urinar. Ai ka veti anti-inflamatore natyrale dhe ndihmon në reduktimin e shqetësimeve të urinimit, duke kontribuar në komoditetin e përditshëm.
- Stinging Nettle (Urtica dioica) përdoret shpesh në kombinim me Saw Palmetto për të mbështetur shëndetin e prostatës dhe funksionin normal urinar. Përveç efektit të saj anti-inflamator, ajo mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të indeve të prostatës dhe mirëqenien e përgjithshme të sistemit riprodhues.
- Lycopene është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Në suplementet për shëndetin e prostatës, Lycopene kontribuon në mirëqenien e përgjithshme të prostatës dhe mbështet funksionin normal të saj.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin normal të prostatës, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e volumit dhe shëndetit të saj.
- Promovon rrjedhjen e shëndetshme të urinës, për një komoditet më të mirë gjatë ditës dhe natës.
- Përmban bimë sinergjike dhe antioksidantë natyralë, që kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave dhe shëndetin e përgjithshëm të sistemit riprodhues.
- Ndihmon në mirëqenien e përgjithshme të meshkujve, duke mbështetur shëndetin urinar dhe funksionin hormonal në mënyrë natyrale.
- Vjen në formën e një kapsule me çlirim të shpejtë dhe mundëson një përthithje dhe efikasitet maksimal.
Suplementi Nature’s Truth Prostaid Prostate Health Complex është i përshtatshëm vetëm për meshkuj.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula me çlirim të shpejtë (Quick Release Capsule) në ditë, në mëngjes dhe në darkë nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
100 Quick Release Capsule (Kapsula me çlirim të shpejtë).Nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Saw Palmetto (Serenoa repens) |
54.4 mg | * |
|
Pygeum (Pygeum africanum) |
37.84 mg | * |
|
Stinging Nettle (Urtica dioica) |
25.5 mg | * |
|
Lycopene |
1 mg | * |
Other Ingredients; Rice powder, gelatin capsule, vegetable magnesium stearate, silica.