Nature’s Truth Raw Flora Liquid Probiotic 3 Billion, 30ml
Suplementi Nature’s Truth Raw Flora Liquid Probiotic 3 Billion ofron 3 miliard CFU për dozë nga 25 shtame probiotike të gjalla.
Këto pika të lëngshme pa shije dhe me veprim të shpejtë të suplementit përfshijnë Lactobacillus rhamnosus, specien më të studiuar, si dhe Lactobacillus salivarius, Lactobacillus gasseri, Lactobacillus acidophilus dhe të tjera. Ky suplement është vegan dhe nuk përmban gluten, produkte qumështi, sojë, ëmbëlsues artificialë apo konservues.
Nature’s Truth Raw Flora Liquid Probiotic 3 Billion është një probiotik i formuluar nga mjekë, i zhvilluar për të synuar fusha kyçe të shëndetit si shëndeti i zorrëve, mirëfunksioni i sistemit tretës dhe të tjera.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Probiotikët (25 shtame bakteriale të gjalla)-> Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që, kur merren në sasi të përshtatshme, kontribuojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës intestinale. Prania e një spektri të gjerë shtamesh synon të mbështesë diversitetin e mikrobiotës intestinale dhe funksionimin normal të sistemit gastrointestinal. Shtame si Lactobacillus rhamnosus, Lactobacillus acidophilus, Lactobacillus salivarius dhe Lactobacillus gasseri janë ndër probiotikët më të studiuar dhe kontribuojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikroflorës intestinale dhe në mbështetjen e funksionit normal të tretjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të baktereve të dobishme në traktin gastrointestinal.
- Mbështet proceset natyrore të tretjes dhe mirëfunksionimin e sistemit gastrointestinal.
- Spektër i gjerë probiotikësh (25 shtame), në mënyrë që të ofrojë diversitet mikrobiologjik për mbështetje më të plotë të mikrobiotës intestinale.
- Furnizim i standardizuar me kultura aktive me 3 miliard CFU për dozë, për mbështetje të qëndrueshme ditore të florës intestinale.
- Formulë vegane dhe pa përbërës të zakonshëm alergjenikë si gluten, qumësht apo sojë.
- Suplementi vjen në formë pikash pa shije, e lehtë për përdorim dhe integrim në rutinën e përditshme.
Suplementi Nature’s Truth Raw Flora Liquid Probiotic 3 Billion është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 ml në ditë nga ky suplement, të cilën e dozoni lëhtësisht me anë të pipetës që pakteimi përmban. Ai mund të merret direkt nga goja, por mund të përzihet edhe në lëngje të ftohtë, në varësi të preferencës tuaj.
Tundeni mirë përpara përdorimit.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të pipetës me gojën për të parandaluar ndotjen e produktit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
25 Strain Raw Flora™ Probiotic Blend |
9 mg |
* |
Other Ingredients; Organic Sunflower Oil.